Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të bëni djath mozzarella

Postuar: 17/01/2018 - 22:21

Përbërësit:

3.8 l qumësht

1 (1/2) lugë çaji acid citric (acid limoni) në formë pluhuri

¼ lugë çaji farë djathi të lëngshme

1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Qumështin hidhni në një enë të madhe dhe në temperature të mesme ngrohni atë deri sa të arrijë temperature 12C, për këtë do t’ju nevojtet një termometeër gatimi. Kur qumështi të arrijë temperaturën e saktë, hidhni pluhurin me acid limoni, përzieni mirë dhe vazhdoni ngrohjen e qumështit.

Kur qumështi arrin të ngrohet në temperaturë 31C, hidhni farën e djathit dhe përzieni mirë. Vini re se dalëngadalë qumështi fillon të trashet dhe të paraqiten fryerje si rezultat i trashjes.

Në mes temperaturës 35-40C, qumështi do të trashet mjaftueshëm dhe kjo tregon se është koha për ta vënë mbi zjarr (shporet), dhe mund të vini re se si ndahet hirra nga djathi.

Largoni enën nga zjarri dhe lëreni që të ftohet për rreth 5 minuta. Pas kësaj, me ndihmen e një luge të gjellës, mënjanoni djathin në një enë të posaçme dhe kulloni hirrën e tepërt sa më shumë të jetë e mundur. Pas saj, vendosni djathin në një furrë me mikrovalë për ta ngrohur për 60 sekonda dhe përsëri ndani hirrën nga djathi duke e ngjeshur masën e djathit sikur brumin, dhe duke mundësuar në këtë mënyrë shpërndarjen e barabartë të nxehtësisë.

Më pas, sërish ktheni djathin në mikrovalë dhe ngrohni atë për 30-40 sekonda varësisht nga fortësia dhe prap hiqni sasinë e tepërt të hirrës. Veni sasi të vogël të kripës në djath, ngjesheni mirë dhe sërish ngroheni atë duke ia larguar hirrën e tepërt.

Në këtë moment, djathi duhet të jetë shumë i nxehtë dhe t’i ngjasojë djathit të mocarelës së shkrirë, veni dorëza dhe ngjesheni mirë masën deri sa të përforcohet.

Përsëriteni procesin e ngrohjes dy deri tri here, derisa të gjithë shtresat e djathit të jenë ngrohur njejtë.

Në fund, nga djathi i përfituar mund të krijoni forma të ndryshme si dhe djathin e përgatitur ruani në frigorifer në ujë të ftohtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 08:51

Një mëngjes super i shëndetshmë për të gjithë familjen. Për përgatitjen e kësaj recete ju duhen vetëm pak minuta dhe për më tepër do t’ju shijojë pa masë.

Përbërësit:

Postuar: 18/02/2018 - 19:37

Për të bërë djathin e tofusw, marrim nga kokrrat e sojës qumështin vegjetal dhe i shtojmë një mullëz të veçantë të quajtur nigar (klorur magnezi).

Postuar: 16/02/2018 - 14:24

Receta për ëmbëlsirën e quajtur pasteli daton rreth 6000 vjet më parë dhe u përgatit në Greqinë e lashtë dhe në Lindjen e Mesme.

Postuar: 15/02/2018 - 12:35

Një pjatë tepër e shijshme, por me të cilën duhet bërë kujdes teksa e gatuani, pasi nëse e tejkaloni nxehjen ato trashen dhe bëhen si llastik.

Postuar: 14/02/2018 - 10:46

I njihni manat e shtogut, ose shtogun siç i thonë gjerësisht?

Postuar: 13/02/2018 - 14:22

E thjeshtë dhe e shëndetshme!

Postuar: 12/02/2018 - 12:49

Një pjatë e shëndetshme dhe jo shumë kalorike. Shumë pranë gatimeve tona tradicionale.

Përbërësit