Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të gatuani pjatën tradicionale shqiptare

Postuar: 08/02/2018 - 22:59

Një gatim special, i mrekullueshëm i kombinimit të një prej perimeve më të freskëta të stinës, preshit, me një prej zahireve më të shijshme shqiptare, mishi i thatë.

Një pjatë plot shije dhe vlera ushqyese gjithashtu. Ideale për ditët e ftohta të dimrit dhe fantastike në kombinimin e saj me sallata të freskëta të stinës apo gatime të tjera siç janë mezet shqiptare që lezetosin tryezën me shijet e tyre të larmishme.

Ashtu siç një mënyrë fantastike e shoqërimit të kësaj gjelle tipike shqiptare janë edhe turshitë e ndryshme, e veçanërisht ato me lakër të bardhë apo patëllxhanë.

Jahnia me presh është gatuar për shekuj e shekuj me rradhë nga nënat e gjyshet shqiptare, një recetë e trashëguar brez pas brezi e që vijon të mbizotërojë traditën e kulinarisë shqiptare edhe sot.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën tradicionale të Jahnisë me Preshë, një mënyrë fantastike për ta përgatitur krejt lehtë në shtëpi e për ta shijuar me gjithë familjen.

Receta e Vjetër e Jahnisë Me Presh

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuhet. Receta më poshtë është për 4-5 persona)

4-5 thela mish të thatë

1.5 kg presh të freskët

4-5 lugë vaj ulliri

2 kokrra qepë

1 lugë gjelle salcë

2 lugë gjelle uthull

Kripë

Piper

Gjethe dafine

Limon

Përgatitja

Si fillim zjejmë mishin e thatë për 30 minuta.

Nga ana tjetër, pastrojmë preshin me ujë të rrjedhshëm dhe e presim përmes një thike në copa të pjerrëta me gjatësi rreth 3-4 centimetra.

Në tenxhere kaurdisen qepët, shtohet preshi dhe vijon kaurdisja derisa volumi i tyre të bjerë.

Hidhet salcë domatesh, pak spec i kuq dhe përzihen lehtë në mënyrë që të mos prishet forma e rrathëve të preshit.

Më pas shtohet mishi i thatë me lëngun e tij derisa përbërësit të mbulohen përgjysmë.

Provohet për kripë nëse ka mjaftueshëm pasi vet mishi i thatë ka kripë dhe mund të lëshojë mjaftueshëm në lëngun e tij gjatë zjerjes.

(Nëse mishi i thatë është shumë i kripur kujdesuni që më parë ta lini për 1-2 orë në ujë dhe më pas kalojeni të zjejë me ujë tjetër)

Më pas, shtohet piperi, gjethet e dafinës, pak uthull (sipas dëshirës).

Mbulohet me kapak dhe lihet të zjejë në zjarr të ngadaltë rreth 30-40 minuta sa të bëhen gati./ AgroWeb.org  

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 41

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/08/2018 - 23:21

Kur përgatitni mish viçi në këtë mënyrë, e gjitha që ju mbetet është që të zgjidhni, salcë të mirë, pikante, ta shërbeni dhe ta shijoni!

Përbërësit:

– 2 copë ramstek

– 1 lugë erëza

Postuar: 14/08/2018 - 22:48

Përbërësit

6 kokrra patate

300 gr djath të verdhë

200 gr pançetë

Postuar: 14/08/2018 - 22:45

Përbërësit

4-5 kunguj të njomë

1 kokërr vezë

300 gr djath të bardhë

Postuar: 14/08/2018 - 22:42

Përbërësit

1 kg mish qingji (pjesa e kofshës)

2 thelpinj hudhër

Postuar: 13/08/2018 - 22:01

Patëllxhani është një perime që bie gjithmonë në sy në stendat e fruta perimeve në kryeqytet dhe

Postuar: 13/08/2018 - 21:57

Përbërësit

2 gota miell

1 bustinë pluhur pjekës

2-3 gotë sheqer

Postuar: 12/08/2018 - 16:56

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me sh