Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si të përgatisni qumështorin tradicional

Postuar: 09/07/2017 - 22:40

Në fëmijëri, kjo ishte pjata e preferuar e të gjithëve. Shumica e preferonin të ëmbël, prandaj edhe ne po japim versionin pak të aromatizuar të saj; por nuk ishin të pakët edhe ata që e donin të kripur. Sido që të ishte, tava nuk ngelej asnjëherë bosh. Pak për shije e pak për nostalgji, po sjellim recetën.

PËR 6 PERSONA:
80g miell, 2 vezë të plota, 200ml qumësht, 2 të verdha veze, 80g sheqer, 5 g vanilje, pak sheqer për sipër.

Skuqim miellin në pak gjalpë dhe pastaj shtojmë qumështin dhe 2 vezët e plota dhe e trazojmë në zjarr të ngadaltë derisa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në një tavë, mundësisht tavë dheu. I hedhim sipër 2 të verdhat e vezëve të rrahura dhe pak sheqer dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 25- 30 minuta. Shërbehet e ftohtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 31/07/2017 - 07:21

Një ëmbëlsirë e lehtë me kos që përgatitet me vetëm 4 përbërës. Do t’ju shijojë së tepërmi në këto ditë të ngrohta me diell.

Përbërësit:
450 gram luleshtrydhe të freskëta
½ limon
400 gram kos
150 gram sheqer

Postuar: 31/07/2017 - 07:09

Nga Linda fishta, Fotografia Armand Habazaj

Postuar: 19/05/2017 - 21:32

Kërpudhat janë një burim i mirë fibrash e vitaminash dhe studimet e fundit sugjerojnë se metoda me të cilën i gatuani ndikon në masën e vlerave ushqyese që merrni prej tyre.

Postuar: 09/05/2017 - 22:48

Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive.

Postuar: 07/05/2017 - 22:31

Luleshtrydhet janë në kohën e tyre më të mirë! Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj!

Postuar: 02/05/2017 - 11:31

Një rizoto ideal për stinën e pranverës me molusqe dhe shparguj, një recetë e cila do të kthehet në një zgjidhje perfekte për darkat gjatë javës.

Postuar: 25/04/2017 - 22:49

Domatet e pjekura mund të shoqërojnë biskotat e kripura ose bukën e thekur të shoqëruar me pak djathë. Janë ide e mirë për darkat me miq kur parësore është vera