Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Silleni pranverën më afër dhe gatuani kek me luleshtrydhe

Postuar: 14/03/2017 - 21:37

Edhe pse gjendemi në mes të muajit të parë të pranverës, koha e vrenjtur dhe në disa raste shirat nuk na kanë lënë një shije të mirë të pranverës. Megjithatë natyra i përshtatet stinës, pasi siç mund të dallohet lehtësisht përreth shumë pemë kanë çelur dhe shumë fruta të pranverës po qarkullojnë në treg.

Kështu kemi një shans më shumë për të përgatitur kekun e preferuar me luleshtrydhe. Kishit menduar ndonjë ëmbelsirë më të mirë për ditën e sotme?

Përbërësit:

6 lugë gjalpë

1 ½ filxhan miell

1 ½ pluhur pjekës

Kripë

1 filxhan sheqer

1 vezë

½ filxhan qumësht

Pak vanilje

Pak sheqer pluhur

Luleshtrydhe të prera në mes

Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.

Në një tjetër përzieni gjalpin, sheqerin, vezën, qumështin dhe vaniljen për disa minuta.

Shtoni gradualisht përzierjen e miellit derisa të krijohet një masë omogjene. Kur të jetë gati hidheni në formën e kekut, që më parë do e keni lyerë më pak gjalpë dhe sipër shtoni luleshtrydhet e prera.

Hidhni edhe pak sheqer pluhur dhe vendoseni në furrë.

Fillimisht piqeni për 10 minuta në 350 gradë, më pas ulni gradët në 325 dhe lereni të piqet për rreth një orë derisa të fillojë të marrë ngjyrë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/05/2017 - 21:32

Kërpudhat janë një burim i mirë fibrash e vitaminash dhe studimet e fundit sugjerojnë se metoda me të cilën i gatuani ndikon në masën e vlerave ushqyese që merrni prej tyre. Nga mënyrat më të mira janë gatimi i tyre më mikrovalë ose në zgarë, të cilat ruajnë vlerat e tyre antioksiduese.

Postuar: 09/05/2017 - 22:48

Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive.

Postuar: 07/05/2017 - 22:31

Luleshtrydhet janë në kohën e tyre më të mirë! Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj!

Postuar: 02/05/2017 - 11:31

Një rizoto ideal për stinën e pranverës me molusqe dhe shparguj, një recetë e cila do të kthehet në një zgjidhje perfekte për darkat gjatë javës.

Postuar: 25/04/2017 - 22:49

Domatet e pjekura mund të shoqërojnë biskotat e kripura ose bukën e thekur të shoqëruar me pak djathë. Janë ide e mirë për darkat me miq kur parësore është vera

Postuar: 23/04/2017 - 22:42

Ky kek është një nga ëmbëlsirat që ish zonja e Shtëpisë së Bardhë e përgatiste më shpesh.

Postuar: 17/04/2017 - 22:44

Kënaqësitë në jetë nuk kanë fund, e të ngrënit çokollatë është një prej tyre. Thuhet se ky është mëkati më i ëmbël, por duket se kemi gabuar gjatë gjithë jetës.