Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tavë e shijshme me kunguj dhe qumësht

Postuar: 11/01/2018 - 14:54

Në këto ditë të ftohtë do të dëshironit një tavë me kunguj në furrë dhe ta shijoni së bashku me një sallatë të freskët? Nuk keni shumë punë për të bërë.

Përbërësit për 4 persona

  • 6 vezë mesatare
  • 4­5 kunguj të vegjël
  • 1 qepë e njomë e vogël
  • 4 lugë qumësht
  • 3 lugë plot djath kaçkavall të grirë
  • 2 lugë galetë
  • 150 gr djath të bardhë
  • Disa gjethe majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Gjalpë
  • Kripë
  • Piper
  • 4 feta buke të thekur për ta shoqëruar

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë kungujt (pa i qëruar), i ndajmë në 4 pjesë në mënyrë gjatësore dhe i presim në kubikë. Në një tigan kaurdisim lehtë në vaj ulliri qepën e grirë hollë derisa të bëhet transparente, shtojmë kungulleshkat dhe vazhdojmë gatimin duke i përzierë shpesh. I rregullojmë me kripë, piper dhe i gatuajmë për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Shtojmë majdanozin e grirë dhe fikim zjarrin.

Në një enë rrahim vezët me qumështin, djathin kaçkavall, kripën, piperin duke shtuar në fund edhe kungujt. Lyejmë me pak gjalpë dhe galetë një tavë të rrumbullakët (me diametër 24­26 cm) dhe hedhim në të përbërjen me vezë dhe kunguj. Sipër shtojmë edhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe e pjekim të gjithën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20 minuta.

E heqim nga furra, e lemë disa minuta në mënyrë që masa të mpikset dhe e kthejmë nga ana tjetër mbi një pjatë të cekët. E presim në feta, e spërkasim me pak piper të zi dhe e dekorojmë me disa gjethe majdanozi. E shoqërojmë me feta buke të thekura.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/01/2018 - 17:46

Si thoni për një gjellë me patate dhe bizele? Receta e mëposhtme do ju ndihmojë ta përgatisni:

Postuar: 14/01/2018 - 12:22

Nëse i pëlqeni hudhrat atëherë kjo bukë do ju duket thjesht fantastike! Koha për ta provuar me anë të recetës së mëposhtme

Përbërësit:

Postuar: 12/01/2018 - 23:01

Përbërsit:

gjysmë mish pule

2 speca të kuq

5 tranguj

3 fleta qepë

1 tubë majdanoz

1 tubë koper

Postuar: 12/01/2018 - 22:22

I lehtë e me shije, nuk do ta dalloni nga akullorja.

Përbërësit:

3 gota luleshtrydhe të ngrira

3 kivi, të qëruar dhe të grirë

Postuar: 12/01/2018 - 19:28

Përbërësit:

7 gota uje te pules

2 gota mish pule

1 lugë salcë

1 lugë miell

2 lugë biber i kuq

Postuar: 12/01/2018 - 11:57

Ky lloj gatimi është karakteristik për qytetin e Korçës, pasi fasulja pllaqi është një prej produkteve të zonës, që gjendet me lehtësi, shumë e freskët dhe e sezonit nga fe

Postuar: 11/01/2018 - 22:03

Përbërësit

1 patellxhan

PËRMBI

150 gr djathë

1 vezë

1 lugë të gjellës nisheste

gjysmë lugë të çajit kripë