Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tavë me patate, proshutë dhe djathë picash

Postuar: 11/01/2018 - 13:31

Një pjatë tepër e shijshme, e cila bashkon mrekullisht shijen e patateve të pjekura me atë të proshutës, djathit dhe kremozitetin e salcës beshamel.
Mund ta përgatisni në çdo rast: kur keni shumë të ftuar për darkë, në drekat e të dielave tuaja apo edhe thjesht për ta shijuar si pjatë të vetme ose garniturë. Për më tepër, konsumohet si e nxehtë (Kujdes! Nuk do ta ruaj formën), ashtu dhe në temperaturë ambienti, prandaj mund ta përgatisni shumë përpara kohe.

Përbërësit: 

  • 4-5 patate të mëdha, të qeruara dhe të prera në feta të holla, 
  • 250gr djathë picash (djathë që shkrin), 
  • 250gr proshutë të pjekur në feta, 
  • 500ml salcë beshamel të përgatitur sipas recetës që e gjeni këtu, 
  • 4 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë, 
  • 2 lugë gjelle gjalpë.

 

Marrim një tavë të rrumbullakët e cila do të na nevojitet për të përgatitur recetën. E lyejmë me gjalpë dhe shtojmë në fund të saj 2-3 lugë salcë beshamel duke e përhapur mirë.
Shtrojmë fetat e patateve të cilat i mbivendosim lehtësisht sipër njëra-tjetrës, një shtresë djathë picash, një shtresë proshute të pjekur, përsëri 2-3 lugë beshamel dhe vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë (duhet të formohen 3 shtresa).
Në fund, shtojmë beshamelin e mbetur, e spërkasim tavën me djathin e grirë kaçkavall, me pak gjalp dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë C për 45 minuta deri në 1 orë. E lëmë të ftohet plotësisht në temp.ambienti, e heqim nga forma dhe e shërbejmë të vakët të prerë në feta.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 55

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 13:57

Pa dyshim, jahnia shqiptare është ndër pjatat më të shijshme, të cilën amvisat kujdesen ta përgatisin përherë në familjet e tyre.

Postuar: 19/09/2018 - 12:41

Në shekullin e 10-të, mjekët arabë e përdornin sherebelën për të kthjelluar mendjen.

Postuar: 18/09/2018 - 09:28

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 17/09/2018 - 12:16

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

Postuar: 14/09/2018 - 21:14

Provoni diçka ndryshe sot.

Postuar: 14/09/2018 - 19:17

Provoni qofte me specat plot ngjyra.

Postuar: 14/09/2018 - 18:35

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur.