BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Një pjatë e shëndetshme dhe jo shumë kalorike. Shumë pranë gatimeve tona tradicionale.
Përbërësit
- 500 gr patate
- 400 gr bukë (me susam)
- 300 gr spinaq
- 3 qepë (të mëdha)
- djathë kaçkavall
- gjethe dafine
- kripë
Përgatitja
- Prijini në dysh horizontalisht qepët dhe pa i qëruar mbështetini në një tigan të nxehur mirë në anën pa lëkurë dhe piqini për 5-6 minuta.
- Vendosini pastaj në një tenxhere të madh me 3-4 gjethe dafinë, hidhni 2 litra e gjysmë ujë të ftohtë dhe mbulojni. Vëreni të ziejë në një flakë të mesme, hidhni kripë dhe lëreni në vlim përreth 1 orë.
- Pastroni spinaqin, hiqni kërcejtë e trashë dhe lajeni; duhet të merrni të paktën 200 gramë spinaq të pastër.
- Qëroni patatet dhe prijini në kube. Flitroni lëngun e qepës, duhet të merrni 1.5 kg lëng dhe rivendoseni në zjarr enën. Gjatë zierjes hidhni patatet, lërini të gatuhen për të paktën 15 minuta, shtoni më pas spinaqin dhe gatuajeni dhe për 2-3 minuta.
- Thekni në furrë bukën me susam të prerë në feta dhe mbuloni pjesën e fundit të një tave, hidhni sipër përgatitjen me spinaq dhe patate, mbulojeni me feta të tjera buke, hidhni sipër kaçkavall të prerë në fileto dhe futeni në furrë 200 °C për 10-15 minuta.