Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tava me fasule pllaqi s'mund t'i mungojë tryezës suaj!

Postuar: 12/01/2018 - 11:57

Ky lloj gatimi është karakteristik për qytetin e Korçës, pasi fasulja pllaqi është një prej produkteve të zonës, që gjendet me lehtësi, shumë e freskët dhe e sezonit nga fermerët që e kultivojnë.

Përbërësit:

Për 6 persona

  • 500 gr fasule pllaqi,
  • 500 g mish viçi,
  • 1 qepë e madhe,
  • 1 spec i kuq,
  • Gjysmë gote ujë,
  • Rigon,
  • Trumzë,
  • Piper i zi,
  • Gjethe dafine,
  • Kripë,
  • Vaj ulliri,
  • Majdanoz.

 

Përgatitja:

Meqënëse fasulja pllaqi kërkon pak më shumë kohë për t’u gatuar, është mirë që të vendosen për të zier në një tenxhere për gati 3 orë dhe më pas të ndërrohet uji i tyre. Më pas, shpëlajini nga uji, vendosini në tenxhere duke i lënë pak të forta, jo të buta fare.
Grini në rende qepën dhe hidheni në një tigan me katër lugë gjelle vaj ulliri, bashkë me specin e kuq. Hidhni edhe mishin dhe trazojini mirë, deri sa të skuqen. Me radhë shtoni edhe erëzat, te mishi dhe perimet që po skuqen, derisa mishi të marrë ngjyrën karakteristike të skuqjes. Shtoni gjysmë gote me ujë.
Ngrohni furrën në 180 gradë. Fasulet hidhini në një tavë dhe më pas shtoni mishin bashkë me perimet e skuqura në tigan. Futeni edhe tavën në furrën e ndezur më parë, për gati 30 minuta. Gjatë servirjes në pjatë mund të shtoni edhe pak vaj ulliri, si dhe majdanoz.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/01/2018 - 17:46

Si thoni për një gjellë me patate dhe bizele? Receta e mëposhtme do ju ndihmojë ta përgatisni:

Postuar: 14/01/2018 - 12:22

Nëse i pëlqeni hudhrat atëherë kjo bukë do ju duket thjesht fantastike! Koha për ta provuar me anë të recetës së mëposhtme

Përbërësit:

Postuar: 12/01/2018 - 23:01

Përbërsit:

gjysmë mish pule

2 speca të kuq

5 tranguj

3 fleta qepë

1 tubë majdanoz

1 tubë koper

Postuar: 12/01/2018 - 22:22

I lehtë e me shije, nuk do ta dalloni nga akullorja.

Përbërësit:

3 gota luleshtrydhe të ngrira

3 kivi, të qëruar dhe të grirë

Postuar: 12/01/2018 - 19:28

Përbërësit:

7 gota uje te pules

2 gota mish pule

1 lugë salcë

1 lugë miell

2 lugë biber i kuq

Postuar: 11/01/2018 - 22:03

Përbërësit

1 patellxhan

PËRMBI

150 gr djathë

1 vezë

1 lugë të gjellës nisheste

gjysmë lugë të çajit kripë

Postuar: 11/01/2018 - 14:54

Në këto ditë të ftohtë do të dëshironit një tavë me kunguj në furrë dhe ta shijoni së bashku me një sallatë të freskët? Nuk keni shumë punë për të bërë.