Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

10 këshilla për një akullore të shijshme në kushte shtëpie

Postuar: 24/04/2018 - 11:37

1. Tasat ku do të përgatisni akulloren kërkojnë 24 orë kohë për të ngrirë. Kështu që bëjeni ritual vendosjen e tyre në ngrirje të mbështjellë me një qese plastike.

2. Masa e akullores asnjëherë nuk është shumë e ftohtë. Mund ta hidhni atë në tasa jogurti (janë të hollë dhe praktikë) dhe ta lini gjithë natën në ngrirje.

3. Mos e mbushni plot tasin. ¾ mjafton dhe jep rezultat më të mirë. Mund të duket pak bosh, por nëse e mbushni rrafsh tasin, akullorja nuk do të lidhet si duhet.

4. Pavarësisht udhëzimeve të recetave, kur të shtoni të verdhat e vezëve tek qumështi i  vluar me përbërësit e tjerë që krijojnë bazën e akullores, sigurohuni që fillimisht të hidhni vetëm 3-4 lugë krem të nxehtë. Përziejini ngadalë. S’ka gjë më të keqe se sa të krijoni ca kokrriza të bezdisura nga shpejtësia.

5. Nëse përdorni alkool në akullore, duhet të jetë i moderuar sepse ndikon në aftësinë e akullores për të ngrirë.

6. Hidhini ekstraktet (vanilje, panjë, bajame etj) kur baza e akullores të jetë ftohur, por para se ta rrihni me mikser elektrik ose rrahëse vezësh për të garantuar maksimumin e shijes.

7. Elementet shtuese si copat e çokollatës arrat, etj. duhet t’i shtoni në minutin e fundit të rrahjes. Kremi duhet të jetë pothuajse gati. Përndryshe do t’i bënit pluhur.

8. Kontenierët e sheshtë janë më të mirë për të ngrirë dhe ruajtur akulloren sesa ata të rrumbullakët. Ata në formë drejtkëndëshe ruajnë mirë konsistencën e akullores.

9. Për të parandaluar formimin e kristaleve të akullit, mbuloni sipërfaqen me një qese plastike ose letër kuzhine para se të mbyllni tasin.

10. Akulloret e përgatitura në shtëpi mund të rezistojnë deri në një javë. Pas kësaj fillojnë të humbasin shijen dhe teksturën kështu që bëni mirë ta mbaroni shpejt.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 09:36

Pispilia është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.

Postuar: 19/03/2019 - 10:48

Gatimet me mish pule janë të lehta, të shijshme e të shëndetshme.

Postuar: 17/03/2019 - 20:34

Kjo recetë do t’ju ofrojë shijen më të përkryer dhe të lehtë që keni provuar.

Postuar: 14/03/2019 - 18:17

Përbërësit për një tavë me diametër 24-26 cm:

Postuar: 14/03/2019 - 12:19

Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe me shije të mrekullueshme i ka rrënjët në traditën e lashtë Arbëresh

Postuar: 14/03/2019 - 07:55

Shija dhe aroma e kulaçit të sapo pjekur nuk zhgënjen asnjëherë për të sjellë pranë tryezës të gj

Postuar: 13/03/2019 - 12:23

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.