Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

3 arsye pse nuk duhet ta fusni në ngrirje akulloren e shkrirë

Postuar: 13/06/2018 - 14:42

Imagjinoni këtë: Keni blerë një tas të madh akulloreje për ta ngrënë me miqtë apo familjarët tuaj dhe pasi keni shpërndarë akullore, keni biseduar apo jeni argëtuar jashtë shtëpisë shihni se ka tepruar pak akullore, por është shkrirë. Mendimi i parë që ju vjen është ta fusni sërish në ngrirje. Gabim!

Ka disa lloje ushqimesh që nuk duhen ringrirë asnjëherë dhe një prej tyre është akullorja. Ja pse:

1. Humbet ajri
Ajo çka e bën akulloren kaq speciale është ajri i fiksuar tek akullorja gjatë përgatitjes, i cili i jep dhe përbajtjen kremoze dhe të shndritshme. Kur shkrin, ajri humbet. Ndaj kur e fusni prapë në ngrirje. Ngrin në një masë të dendur, ndaj ju duhet ta punoni sërish që të riktheni ajrin në masën e akullores.

2. Bëhet me kokrra
Herën e parë kur ngrin akullorja, kristalet e akullit që e formojnë ëmbëlsirën janë të vogla dhe uniforme. Në rast se rifutet në ringrirje formohen kristale akulli më të mëdha duke krijuar një ëmbëlsirë të pakëndshme me kokrriza të mëdha.

3. Me shumë mundësi është e pasigurt për t’u ngrënë
Si çdo produkt bulmeti, nëse lihet në temperaturë dhome për një periudhë të caktuar kohe, bakteret e dëmshme fillojnë të shtohen duke shtuar rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/06/2018 - 11:35

Si thoni të freskohemi pak? Kjo sallatë me qiqra, ullinj dhe limon është plot e përplot me proteina bimore dhe mund të shërbehet e ftohtë ose e ngrohtë, sipas dëshirës suaj.

Përbërësit:

Postuar: 20/06/2018 - 13:21

Përbërësit

Postuar: 19/06/2018 - 14:57

Kremi i panës i shton më shumë shije një rizotoje me spinaq.

Postuar: 19/06/2018 - 14:21

Përbërësit

1 pjepër

Cipa dhe lëngu i 2 portokalleve

Postuar: 19/06/2018 - 13:28

Kremi i panës i shton më shumë shije një rizotoje me spinaq.

Postuar: 19/06/2018 - 08:03

Përbërësit

500 gr miell

2,5 decilitra ujë

Postuar: 18/06/2018 - 14:47

Përbërësit

500 gr mish viçi

300 gr lakër të bardhë

2-3 kokrra qepë