Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bukë me ullinj dhe gjizë

Postuar: 16/05/2018 - 21:11

Bukën me ullinj dhe gjizë tanimë mund ta bëni vetë, sepse Revista Shije ju tregon hap pas hapi sesi ta realizoni atë. Hidhini një sy dhe ndani përshtypjet tuaja me ne.

Përbërësit:

  • 1 kg miell integral
  • 700 ml ujë
  • 1 lugë gjelle maja birre
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 300 gr ullinj
  • 200 gr gjizë
  • 3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

  • Në një enë shtoni miellin dhe majanë e birrës.
  • Ndërkohë, vendosni ujin të ngrohet për pak minuta. Largojeni nga zjarri dhe shtoni në të kripën edhe sheqerin.
  • Shtoni gradualisht ujin e vakët në miellin e përzier me maja birre dhe përziejini.
  • Më pas, filloni ta punoni brumin me duar në mënyrë që ta përgatisni më shpejt. Lëreni diku mënjanë për rreth një orë dhe mbulojeni atë me një pecetë.
  • Në një tas shtoni ullinjt e prerë në feta të holla bashkë me gjizën dhe vajin e ullirit dhe përziejini mirë.
  • Kur shihni se brumi ka ardhur plotësisht, hapeni në mes dhe mbusheni me ullinjtë dhe gjizën e përgatitur.
  • Mblidheni mirë dhe vendoseni në tavën e pjekjes së lyer më parë më vaj.
  • Ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lëreni të piqet për rreth 30 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2018 - 12:01

Përbërësit
1 pako makarona spageti Garofalo
2 kuti ragu (360 gr) të gatshme Star
2 domate mesatare
1 lgj pure domate Star
2 lgj vaj ulliri 
1 koncentrat pule Gallina Blanca
1 lk sheqer, kripë, piper i zi

Postuar: 24/05/2018 - 10:47

1 pako peta për bakllava
300 gr djathë të shkrirë (maskarpone)
300 gr hurma Arabie
1 bustinë vanilje
200 gr gjalpë

Postuar: 24/05/2018 - 09:19

100 gr biskota me kafe
30 gr gjalpë
300-400 gr luleshtrydhe
200 gr salcë kosi
200 gr krem djathi (Filadelfia)
200 gr pana ëmbëlsire

Postuar: 23/05/2018 - 19:34

Kjo tortë greke me arra është shumë e pasur dhe nëse shoqërohet me kafe, verëra, liker e çaj të ftohtë, shijon më shumë!

Përbërësit për 6 persona:

Postuar: 23/05/2018 - 14:16

500 gr kërpudha
Kripë, piper i zi
1 kg miell 
3-4 qepë të njoma
½ gotë verë të bardhë
1 lgj mustardë
1 lgj majdanoz

Postuar: 23/05/2018 - 13:52

4 kokrra vezë
150 gr sheqer 
150 gr gjalpë ambienti
1 lç pluhur pjekës
250 gr miell 
3 lgj kakao

Postuar: 23/05/2018 - 13:20

1 pako peta
3-4 speca të kuq
7 kremviçe
150 gr djathë dhie
150 gr djathë kaçkavall
Kripë, piper i zi
1 kokërr vezë