BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Guzhinë

Byreçka shtëpie me mish pule e salcë kosi, receta me shijen më fantastike që keni provuar ndonjëherë

Byreçka shtëpie me mish pule e salcë kosi, receta me shijen

Kur vjen puna tek byreçkat, fitorja i shkon amvisave duararta që i gatuajnë byreçkat në shtëpi e me shumë dashuri.

Byreçkat nuk janë kurrë të mërzitshme. Ato konsumohen në mëngjes ose në vaktet mes mëngjesit dhe drekës.

Byreçkat janë të larmishme sepse mund të mbushen me perime, kërpudha, gjizë, djathë, mish të grirë, qepë e domate, spinaq apo presh.

Më poshtë do të gjeni një recetë shumë të shijshme, të përgatitjes së byreçkave në shtëpi, për mbushjen përdoret mish pule dhe salcë kosi.

Përbërësit për 10 byreçka

Gjysmë kg miell të bardhë

Kripë

Një filxhan çaji e pak me ujë të vakët për përgatitjen e brumit

Dy lugë gjelle vaj ulliri

Mbushja

2 fileto të mëdha pule (450 gr)

3-4 lugë gjelle salcë kosi

Kripë

Piper të zi

Përgatitja

Ndizeni furrën në 190 gradë C

Merrni një tas dhe përzieni miellin dhe kripën.

Hidheni ujin ngadalë dhe punojeni brumin me duar.

Sasia e ujit varet nga brumi ndaj mund ta rregulloni masën ndërkohë që punoni brumin.

Shtoni vajin e ullirit dhe punojeni sërish me duar.

Lëreni brumin të pushojë për 30 minuta duke e mbuluar me një pecetë të pastër.

Për mbushjen, filetot prijini fillimisht në kubikë të vegjël.

Skuqini mirë nga të dyja anët. Më pas, hiqini nga zjarri, copëtojini në fije të vogla përmes një piruni, hidhuni kripë piper të zi, shtojini  salcën e kosit, përziejini mirë dhe mbushja është gati

Pasi të ketë pushuar brumi, AgroWeb sugjeron të bëni kuleçë të vegjël të cilët më pas mund t’i hapni me okllai.

Secili kulaç mund të ndahet në katër pjesë drejtkëndore të cilat mund t’i prini në shirita të gjatë.

Shiritat prej brumi mund t’i mbushni një e nga një me pak nga mbushja me mish pule dhe salcë kosi dhe t’i mbështillni duke i dhënë formën e trekëndëshit.

Byreçkat vendosini në një tepsi të cilën më parë e keni lyer me vaj.

Byreçkat mund t’i lyeni në sipërfaqe me pak gjalpë dhe t’i fusni në furrë.

Pjekja e tyre zgjat 30 minuta ose derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Byreçkat serviren të ngrohtë dhe duke u shoqëruar me kos.