Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë është "bukë në votër"? Receta tradicionale me miell kollomoqi

Postuar: 09/09/2018 - 19:04

Buka në votër është një recetë e vjetër e përdorur në Kelmend dhe në përgjithësi në veriun e Shqipërisë, e cila ka të bëjë me mënyrën e pjekjes së bukës së misrit të gatuar në shtëpi.

Buka e kollomoqit është shumë e zakonshme në tavolinat e Kelmendit. Në të kaluarën përgatitej në votër, një gur i madh dhe i sheshtë, i cili ngrohej nga zjarri.

Brumi përgatitet me ujë të nxehtë dhe miell misri. Në Kelmend, toka është e përshtatshme për kultivimin e kollomoqit të verdhë, por aktualisht kultivohet edhe kollomoqi i bardhë dhe buka e misrit mund të përgatitet me të dyja llojet e miellit.

Pasi është nxehur votra, brumit i japim formë të rrumbullaktë dhe e vendosim mbi gurin e nxehtë. Brumi duhet mbuluar me një kapak të hekurt dhe me prush për rreth 45 minuta.

Duke qenë së buka e misrit është paksa e fortë, para se të konsumohet, mund ta fusim në shëllirë për ta bërë më të butë dhe më të shijshme. Meqënëse Kelmendi është një zonë katolike, përpara se të piqet buka, gratë vizatojnë një kryq mbi të. Kështu, buka konsiderohet si një dhuratë nga Zoti.

Problemi i varietetit të misrit që përdoret sot është rrjedhojë e planit ekonomik të zhvilluar në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Ndryshe nga ç’ndodhi në vendet e tjera të bllokut komunist në Europën Lindore, që prej vitit 1967, në Shqipëri ishte i pamundur zotërimi i një aktiviteti ekonomik privat, qoftë në nivel familjar. Shteti vendoste dhe kontrollonte gjithçka, duke përfshirë edhe të mbjellat në çdo zonë të vendit. Në mënyrë të paevitueshme, kjo çoi në humbjen e varieteteve vendore të misrit.

Furrat tradicionale janë zëvendësuar me ato elektrike, edhe pse disa të moshuar ende dinë dhe praktikojnë pjekjen e bukës në votër. Përdorimi i furrave të reja ka ndryshuar shijen karakteristike të bukës tradicionale. Buka e misrit tani konsiderohet si një produkt i varfër dhe konsumi i saj është kufizuar tek përgatitja dhe përdorimi familjar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 15:19

Një recetë fantastike, e cila vendos ndonjëherë amvisat përballë sfidës nëse do ta përgatisin apo jo ashtu siç duhet.

Postuar: 16/11/2018 - 19:40

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Sot do të sjellim recetën e disa ëmbëlsirave me origjinë nga Savona e Gjenova të quajtura golobet

Postuar: 16/11/2018 - 15:39

Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ju

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që