BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Guzhinë

Do të lëpini gishtat/ Kulaç me mish, receta e veçantë me shije të përkryer

Do të lëpini gishtat/ Kulaç me mish, receta e

Ky do të jetë kulaçi më i shijshëm që keni provuar.

Ia vlen që ta përgatisni për t’i mahnitur me një shije unike familjarët dhe të dashurit tuaj.

Aroma e freskët e mbushjes me mish të grirë, domate dhe speca të freskët të mbush shtëpinë sapo e nxjerr nga furra dhe e servir.

Dhe pjesa më e mirë, petat e kulaçit që janë krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda.

Ju tregojmë hapat që duhet të ndiqni për ta bërë tuajën këtë recetë kaq të shijshme të kulaçit me mish.

Përbërësit

Për bazën:

500 g miell

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalpë i tretur

Kripë

Pak sheqer (një lugë kafe)

125 ml ujë i vakët

Një e verdhë veze për të lyer brumin

Miell për të hapur petët

Për mbushjen

4 lugë gjelle vaj ulliri

300-400 g mish i grirë

2 qepë të mëdha të grira hollë

2 thelpinj hudhër të shtypura

2 speca jeshilë të prerë hollë

2 lugë gjelle salcë domateje

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Pasi të keni pastruar tavolinën e punës, sitni miellin dhe formoni një vrimë në qendër.

Hidhni uthullën e mollës, vajin e ullirit, gjalpin e tretur, kripën, sheqerin dhe ujin e vakët.

Punojeni me duar derisa të arrini të krijoni një brumë të butë dhe të lëmuar.

Më pas vendoseni brumin në një tas mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer që të pushojë.

Ndërkohë përgatisni mbushjen për kulaçin.

Në një tigan skuqni pak mishin e grirë, derisa ai të ketë marrë një ngjyrë të kafenjtë dhe hiqini nga tigani.

Vazhdoni me qepën dhe hudhrën, derisa ajo të jetë bërë transparente dhe të jetë ulur në volum.

Shtoni specat dhe lëreni në zjarr derisa të skuqen jo plotësisht.

Hidhni mishin e grirë dhe shtoni dhe salcën e domates duke i dhënë shije sipas dëshirës me kripë dhe piper.

Sapo mbushja të jetë lidhur hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni me përgatitjen e brumit.

Ndajeni brumin në dy pjesë të barabarta, dhe hapeni në formën e një pete.

AgroWeb.org në këtë fazë ju sugjeron që të lyeni një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe të shtroni petën duke e lënë brumin të dalë nga anët e saj.

Hidhni të gjithë mbushjen e ftohur duke e hapur me një lugë që të jetë e njëtrajtshme.

Përgatisni dhe petën tjetër po në të njëjtën mënyrë dhe vendoseni me kujdes sipër mbushjes.

Palosni anët e brumit që latë jashtë tavës duke u siguruar që mbushja të jetë e mbuluar plotësisht.

Lyejeni sipërfaqen e petës me të verdhën e vezës dhe piqeni në furrë të parangrohur me 180 gradë përreth 30 minuta.

Pasi ta nxirrni nga furra, lëreni disa minuta që mbushja të mpikset, kështu nuk do të prishet forma kur ta prisni.

Mund ta shërbeni si një pjatë më vete duke e shoqëruar me sallata me perime të stinës.