Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Doni të gatuani Xhuzepe Verdi? Ky është i vetmi sekret

Postuar: 03/09/2018 - 17:56

Kompozitor i madh, por edhe adhurues i ushqimit të mirë. Maestro Xhuzepe Verdi, i madhi i operës italiane i njohur në mbarë botën, nuk mbahet mend vetëm për punën e paharrueshme me “La Traviata”.

Emri i tij, në fakt, lidhet edhe me librat e gatimit, pasi një recetë tipike e zonës së Emilia-Romagnës është një krenari e vërtetë italiane, por origjinën e vet e ka në Francë.

Mes operës dhe kuzhinës

I lindur në 1813 në Roncole, në Parma, Verdi u rritur në një familje tregtarësh dhe trashëgoi një han të vogël. Ushqimi i mirë u bë shpejt një nga pasionet e tij më të mëdha. Ai u zhvendos në Villanova, Piacenza: shpesh duke i ftuar miqtë dhe kolegët për dreka ose darka. Kuzhina e tij ishte e pasur me mjetet e duhura për receta të ndryshme, edhe pse një përbërës i veçantë për të cilën Verdi nuk do të hiqte dorë. Ky është orizi, i vlerësuar dhe konsumuar prej tij në çdo stinë.

Pilafi Xhuzepe Verdi me lëng mishi

Në vitin 1869 gruaja e tij Josephine mbante korrespondencën me Camille Du Locle, sipërmarrës i Operës së Parisit. Në një prej letrave ai e pyet me shumë kurizotet për recetën e pilafit me lëng mishi, që gatuhej më shpesh për “Cigno di Busseto”.

Josephine i tregoi se përbërësit ishin gjalpi i freskët, palca e mishit të lopës apo mishit të viçit, qepë, lëng pule, një gjysmë gote verë të bardhë, djathë i grirë dhe tartuf. Pas disa viteve, Henri-Paul Pellaprati i dedikoi një recetë mjeshtërit të madh.

Ideja e recetës, megjithatë, ishte pikërisht nga ajo që gruaja e tij i pati dhënë sipërmarrësit parizian, e pasuruar me shparguj dhe krem.

Pilaf me lëng mishi Xhuzepe Verdi: receta

Për katër persona, përbërësit janë:

320 gram oriz

 60 gr gjalpë

80 gr kërpudha

 shparguj

 domate të qëruara

 50 ml pana

 një litër lëng mishi

 proshutë

 80 gram djathë i grirë

 qepë

Udhëzime:

Së pari pastroni dhe prisni qepët, pastroni edhe kërpudhat duke hequr majën dhe rrënjët, prejini në feta shumë të holla.

Pastroni edhe shpargujt, duke i hedhur në ujë të vluar për pesë minuta. Domatet i prisni në kuba dhe proshutën në shirita. Vendosni tiganin e madh në zjarr të mesëm dhe pak gjalpë, pastaj shtoni qepët dhe orizin, duke i trazuar vazhdimisht.

Pastaj vendosni kërpudhat, proshutën, shpargujt, domatet, hidhni edhe lëngun e mishit dhe vazhdoni të trazoni vazhdimisht në zjarr të mesëm. Pas rreth 8 minutash shtoni panën. Hiqeni nga soba dhe shtoni edhe pak gjalpë të mbetur te përzierja e pilafit me lëng mishi, duke hedhur edhe djathë të grirë në fund.

Përzieni gjithçka mirë, derisa pilafi të bëhet i dendur dhe i butë dhe shërbejeni menjëherë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 21:37

Të ngrini dhe të shkrini biftekun përpara se ta gatuani atë, është mënyra më e mirë për ta bërë më të butë.

Postuar: 23/09/2018 - 18:35

Përbërësit

6 kokrra vezë

120 gr sheqer pluhur

150 ml lëng limoni

Postuar: 21/09/2018 - 13:56

Një traditë e ëmbël dhe mbi të gjitha shumë e shijshme.

Postuar: 21/09/2018 - 11:16

A do të hash e të bësh qejf?

Postuar: 21/09/2018 - 10:47

Hurma është një frut vjeshtak që mund të gjendet në treg që në fillim të muajit shtator.

Postuar: 21/09/2018 - 10:28

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në gju

Postuar: 20/09/2018 - 18:21

Kjo supë mund të konsumohet sa herë që ndiheni të uritur dhe do t’ju ndihmojë të digjni kil