Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për drekë, patëllxhan të mbushur me proshutë dhe djathë mocarela

Postuar: 04/09/2018 - 12:37

Në vend që të shtoni 1 kg me imam ballajdinë, provoni një version më të thjeshtë të patëllxhaneve të mbushura. Zgjidhni një djathë të njomë, me pak yndyrë dhe pjata do të jetë shumë e shijshme!

 
PËRBËRËSIT:
2 patëllxhanë të mëdhenj
150 g proshutë krudo në feta të holla
200 g Mozzarella (ose djathë pice)
3 lugë djathë Parmigiano i grirë ose djathë kaçkavall me cilësi
250 g salcë domatesh me copa
1 lugë vaj ulliri (na duhet për salcën) vaj kikiriku ose luledielli për të skuqur patëllxhanët
1/2 lugë e vogël sheqer kripë e piper sipas dëshirës pak borzilok.
 
PËRGATITJA: 
1.Patëllxhanët i presim për së gjati në feta të trasha 1 cm. I spërkasim me kripë të imët nga të dyja anët dhe i lëmë për 30 minuta në kullesën e makaronave me një peshë sipër, që të humbin lëngun e hidhur. Salcën e domateve e përziejmë me sheqerin, vajin e ullirit dhe pak kripë në një tas. E lëmë mënjanë.
2.Pas kësaj kohe ndezim furrën në temperaturën 250° C dhe presim djathin Mozzarella në feta të holla e të ngushta. Shpëlajmë me ujë patëllxhanët dhe i thajmë me një pecetë të pastër.
3.Skuqim patëllxhanët në një tigan me pak vaj, në zjarr të ngadaltë. I heqim dhe i vendosim në një pjatë me letër thithëse kuzhine.
4.Në çdo fetë patëllxhani vendosim një fetë proshutë, një copë djathi Mozzarella dhe I rrotullojmë si role. U vendosim nga një kruajtëse dhëmbësh që të ruajnë formën. I vendosim roletë në një tavë, u shpërndajmë sipër salcën e domateve si dhe djathin e grirë. I vëmë të piqen në furrë për 15/20 minuta, derisa të shohim që djathi është shkrirë.
 
    

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 15:19

Një recetë fantastike, e cila vendos ndonjëherë amvisat përballë sfidës nëse do ta përgatisin apo jo ashtu siç duhet.

Postuar: 16/11/2018 - 19:40

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit.

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Sot do të sjellim recetën e disa ëmbëlsirave me origjinë nga Savona e Gjenova të quajtura golobet

Postuar: 16/11/2018 - 15:39

Për të gjithë ju që jeni kuriozë të përgatisni vetëm masën e pandispanjës, me shurupin sipër, ju

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Postuar: 13/11/2018 - 13:36

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që