BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
BREAKING NEWS
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
x
BREAKING NEWS
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
x
BREAKING NEWS
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
x
BREAKING NEWS
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
x
Ëmbëlsira e Krishtlindjes nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj, kjo është receta e saj tradicionale
Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Dhjetor 2018
Po afrojnë festat e fundvitit dhe ëmbëlsira tradicionale e Krishtlindjes është Panetona. Të gjithë duam ta shijojmë në tryezën festive, por a e dini se ku e ka origjinën kjo ëmbëlsirë?! Panetone është një ëmbëlsirë italiane që lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV.
Panetona tradicionale e Milanos ka një formë më të stërgjatur por ekziston edhe versioni i saj më i shkurtër dhe më i rrumbullakët që është përhapur më shumë në zonën e Piemontes. Ëmbëlsira njihet për strukturën e saj të butë dhe për aromën e saj karakteristike. Më poshtë ju sjellim recetën standarte, por në ditët e sotme gjithsecili mund të fusë produkte ekstra duke e bërë sa më të personalizuar në bazë të shijeve të tyre.
Përbërësit per të përgatitur një Panetone:
175 gr miell
4 kokra vezë
250 gr gjalp i shkrirë
1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.
100 gr bajame të prera në feta të holla
200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
1 lugë kanellë
½ lugë sodë buke
1 majë luge karafil pluhur
1 lugë ekstrakt vanilje
1 gotë lëng portokalli
1 gotë lëng limoni
150 ml konjak ose rum
Përgatitja:
Si fillim vendosni një tigan në një zjarr të ngadaltë dhe aty hidhni konjakun ose rumin. Më pas vendosni gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Këtë masë vendoseni në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti për 30 minuta.
Pasi masa të jetë ftohur hidhni në të miellin, sodën e bukës, kanellën, karafilin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, , vaniljen, vezët, dhe përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë I butë. Tashmë është koha që të merrni enën në formën e kekut dhe ta lyeni me gjalpë.
Hidheni brumin në enë dhe mbi të shtoni bajamet e prera. Futeni të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë, dhe ju bëftë mirë!