Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ëmbëlsira e pranverës, receta e vjetër e traditës Arbëreshe që dashurohet nga italianët

Postuar: 14/03/2019 - 12:19

Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe me shije të mrekullueshme i ka rrënjët në traditën e lashtë Arbëreshe.

Petët e mbushura me fruta janë një recetë shumë e veçantë e cila në familjet arbëreshe kalohet brez pas brezi edhe në ditët e sotme.

E quajtur ndryshe Pitta N’Chiusa që do të thotë “petë e shtypur” kjo është ëmbëlsira tradicionale e festave për komunitetin arbëresh në Itali.

Tipike për rastet e festave, kjo recetë është një nga ushqimet më të njohura dhe më të thjeshta në të gjithë fshatrat Arbëreshe.

Më poshtë do të gjeni recetën e plotë tradicionale të kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit

500 gr miell

1 lugë kafeje kripë

1 lugë çaji sodë

100 ml vaj ulliri

2 vezë

1 lugë çaji kanellë

100 gr rrush i thatë

100 gr arra

100 gr bajame

100 lajthi

100 gr sheqer

250 mjaltë (sipas dëshirës)

150 – 200 ml ujë

Përgatitja

AgroWeb ju udhëzon të filloni me përgatitjen e brumit.

Bashkoni miellin, sheqerin, ujin dhe kripën.

Teksa përzieni miellin hidhni sodën dhe vazhdoni të punoni me duar miellin derisa të jetë formuar brumi.

Lëreni burimin të pushojë për  disa orë në një vend të  errët dhe të thatë. Më pas ndajeni brumin  në 4 – 5 topa të vegjël.

Merrni një nga copat e vogla të brumit që ndatë dhe filloni të hapni një pëtë të mesatare.  Herë pas here spërkatini petët me miell në mënyrë që të mos ngjiten.

Bëjeni këtë derisa të mos keni më kulaçe brumi.

Pasi të keni hapur petët lyejini me vaj ulliri dhe spërkatini me pak sheqer.

Thërrmoni  arrat dhe frutat e thata duke i përzier me sheqer, kanellë  dhe mjaltë sipas dëshirës duke i shtruar me lugë në të gjithë sipërfaqen e petëve.

Prisni me thikë petën në rripa të hollë të cilët më pas mblidhini në formë roleje.

Petët do të marrin formën e një trëndafili.

Vendosini pranë njëra tjetrës në tepsi dhe piqini në 180 gradë rreth 40 minuta derisa petët të kenë marrë një pamje të artë.

Lëreni ëmbëlsirën të ftohet e më pas shijojeni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/05/2019 - 10:47

1 kg spinaq

400 gr petë të gatshme

11 vezë

250 gr djathë

100 gr parmezan

1 kokë qepë

 miell

majdanoz

50 gr margarinë

Postuar: 09/05/2019 - 09:04

Kjo bukë është pjesë e kuzhinës izraelite dhe përgatitet vetëm me miell dhe ujë.

Postuar: 22/04/2019 - 18:47

Mishi i grirë nuk është përbërësi i vetëm kryesor i qofteve !

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr