BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Kjo tortë greke me arra është shumë e pasur dhe nëse shoqërohet me kafe, verëra, liker e çaj të ftohtë, shijon më shumë!
Përbërësit për 6 persona:
- 200 gram thelpinj arrash
- 4 vezë
- 215 gram sheqer
- 1 lugë maja pluhur
- pak kripë
- 1 shkop kanelle
- 125 gram miell
- 90 gram gjëlpë
- 1 bustinë vanilje
- 2 limona
- 1 shkop vanilje
- 2 lugë raki ose brandy
Përgatitja:
- Zbusni gjalpin, në 70 gram prej tij shtoni bustinën e vaniljes dhe 90 gram sheqer, pastaj shtoni 4 të verdha vezësh duke lënë mënjanë të bardhat. Rriheni këtë përzierje derisa të merrni një masë shkumoze.
- Bashkoni miellin e situr me majanë, 150 gram arra të grira imët, lëkurën e një prej limonëve. Rrihni 4 të bardhat e vezëve me pak kripë. Shtojini tek masa e brumit dhe hidheni masën në një tepsi me diametër 22 cm të cilën e keni lyer me gjalpë.
- Piqeni ëmbëlsirën në 180 gradë për 1 orë. Përgatisni shurupin. Vendosni 2,5 dl ujë të ziejë me 120 gr sheqer, 1 shkop vanilje dhe 1 shkop kanelle. Ziejeni në zjarr të ulët për 10 minuta. Lëreni të ftohet shurupin, shtoni lëngun e gjysme limoni, 2 lugë raki ose brandy dhe kullojeni pastaj.
- Hiqni ëmbëlsirën nga soba dhe spërkateni me sherbet sa është ende e ngrohtë. Lëreni të ftohet dhe priteni në kuadrate. Shërbejeni duke e spërkatur me arrat e mbetura.