
Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

Fileto pule me spinaq dhe djathë, recetë e lehtë dhe super e shijshme

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Mars 2019

Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe plot shije gjithashtu.
I pasur në proteina dhe vitaminë B6 mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj.
Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetshme e pulës bashkë me spinaqin ju do të merrni një Ju sugjerojmë një recetë shumë të thjeshtë dhe të shëndetshme që përgatitet në pak minuta.
Përbërësit
4 fileto gjoks pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
450gr spinaq
130 gr djathë i bardhë
250 gr thërrime buke të thekur
110 gr gjalpë i shkrirë
2 thelpinj hudhër e grirë
Përgatitja
AgroWeb ju udhëzon që të nisni recetën duke ndezur furrën në temperaturë 180 gradë.
Më pas, merni filetot e pulës dhe përgatitini për t’i mbushur.
Mund të zgjidhni t’i mbushni sipas dëshirës, një mënyrë është t’i rrihni me një çekiç derisa të bëhen të holla që më pas të mund t’i bëni role.
Mënyra e dytë është ajo e prerjes së filetos në dy pjesë, por pa i shkëputur pjesët nga njëra tjetra deri në fund.
Ndërkohë në një tigan gatuani spinaqin dhe hudhrën e grirë duke i shtuar pak nga pak të gjithë vajin e ullirit.
Shtoni në tigan edhe djathin e bardhë, sasia e djathit mund të jetë sipas dëshirës.
Pasi spinaqi të jetë zbutur plotësisht vendoseni më kujdes brenda filetove të pulës.
Nëse ju ngelet sasi nga mbushja e spinaqit ruajeni për ta hedhur në tavë.
Pasi të keni mbaruar me mbushjen e pulës në mënyrën që ju dëshironi vendosni nga një kunjë në anë të mishit në mënyrë që spinaqi të mos dalë jashtë.
Në një pjatë hidhni thërrimet e bukës dhe lyeni disa herë filetot e pulës.
Ky hap mund të evitohet nëse ky përbërës nuk ju gjendet në shtëpi.
Vendosini në një tavë qelqi duke i hedhur pak gjalp të shkrirë sipër.
Futeni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.
Më pas pula është gati për t’u shërbyer dhe shijuar.
Më të lexuarat


Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? Shefat më të mirë të kuzhinës japin këshillat që duhet t’i dimë të gjithë

Receta në 2 minuta: Muffin me perime

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Doni të gatuani si shef pasticerie, ja ku e keni recetën për ta bërë pandispanjën

Kjo është receta e qofteve më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë: Përgatiten për 20 minuta jo më tepër

Pulë Ali Pasha, receta e vjetër që mbahet sekret, e sigurt që gjithë familja juaj do të lëpijë gishtat

Keni gabuar gjithë jetën, ju mjafton një qepë për të skuqur vezën perfekte, shikoni sa e lehtë është
