Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjoks pule me salcë kremoze, receta e cila nuk ju shëndosh sado që hani

Postuar: 11/03/2019 - 07:10

Gjoksi i pulës është edhe pjesa më e shëndetshme, ndaj mund të hani sa të doni kjo pjatë.

Përbërësit për 4 persona: 4 gjokse pule, 3 lugë vaj ulliri ose gjalpë, 1 qepë e vogël, e grirë imët, kripë e piper, 250 ml lëng pule i valuar, 3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur, 4 thelpinj hudhër, 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur, 150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë, 2 lugë majdanoz i grirë, 1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën dhe ½ limon i prerë në feta të holla.

Përgatitja: Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë.

Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur.

I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak.

Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës.

E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri. E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 13:32

Koha e përgatitjes: 15 minuta –Koha e gatimit: 25 minuta

Përbërësit:

400 gram kungulleshka

50 gram gjalpë

2 lugë gjelle miell

2 gota kos

2 thelpi hudhër

Postuar: 15/07/2019 - 19:27

Biba me oriz në saç është një gatim që sundon me shijen e tij unike çdo tavoline amvise nikoqire

Postuar: 15/05/2019 - 10:47

1 kg spinaq

400 gr petë të gatshme

11 vezë

250 gr djathë

Postuar: 09/05/2019 - 09:04

Kjo bukë është pjesë e kuzhinës izraelite dhe përgatitet vetëm me miell dhe ujë.

Postuar: 22/04/2019 - 18:47

Mishi i grirë nuk është përbërësi i vetëm kryesor i qofteve !

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim