
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës


1 kg spinaq
400 gr petë të gatshme
11 vezë
250 gr djathë
100 gr parmezan
1 kokë qepë
miell
majdanoz
50 gr margarinë
vaj, kripë dhe piper i zi
Në tenxheren në zjarr e vëmë margarinën të shkrihet dhe në të e skuqim qepën. Spinaqin e presim në copë të imëta dhe pasi zbutet qepa, në tenxhere e shtojmë spinaqin e prerë dhe përziejmë.
Spinaqin e lëmë të kaurdiset, duke e mbuluar tenxheren me kapak.
Fillojmë me përgatitjen e përmbajtjes për brendi. Në një enë të madhe e grijmë djathin, shtojmë parmezan dhe majdanozin e grirë.
Spinaqin e zier dhe të kulluar e shtojmë në enë, thyejmë dy vezë. Përziejmë me lugë, derisa të fitojmë një masë homogjene.
Kallëpin për pjekje e lyejmë me margarinë. Hedhim miell në tavolinën e punës, në të e vëmë petën e gatshme dhe e përhapim. Me ndihmën e petëzës, petën e vëmë në kallëpin e lyer me margarinë.
E përhapim edhe copën e dytë të petës. Me ndihmën e pjesës së poshtme të kallëpit ia caktojmë formën dhe, pastaj, e presim me thikë.
Mbi petën në kallëp e vëmë përmbajtjen me spinaq. Me lugë, në përmbajtjen bëjmë 8 vrima.
I thyejmë vezët dhe të verdhat e vezës i vëmë në vrimat e bëra. Sipër e vëmë petën e prerë me madhësi të kallëpit.
Pjesën e petës që del jashtë kallëpit e paltojmë në formë roleje dhe bëjmë një formë spiraleje rreth pites. Vezën e mbetur e rrahim me furçë.
Piten e lyejmë me vezë të rrahur dhe me pirun, në disa vende, e shpojmë petën e sipërme.
Piten italiane me spinaq e vëmë në pjatë për servirje.
Më të lexuarat


Receta fantastike e byrekut me gjizë dhe qepë të njoma, ja mënyra si ta përgatisni në shtëpi, do lëpini gishtat nga shija e veçantë

Recetë shumë e thjeshtë/ Kjo është pica më e mirë në botë, do të lëpini gishtat pasi ta realizoni në shtëpi

Receta më e kërkuar në Google, si të bëni tiramisu në kushte shtëpie që të lëpini gishtat

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Do lëpini gishtat! Kjo është receta sekrete për t'i bërë petullat e fshira si gjyshet shqiptare, tani në dimër të shijojnë shumë

Mos i harroni kurrë/ Këto janë 3 gjërat themelore që duhet të dini sa herë që përdorni qepën kur gatuani

E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit
