Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja pse duhet të përdorni letër kuzhine në gatimet tuaja

Postuar: 11/08/2018 - 21:00

Çdo herë që kemi postuar receta gatimi në Neps.al kemi rekomanduar të përdorni gjatë gatimit letër kuzhine ose letër pergamenë. Por  shumë mbase pyesin a është letra pergamene me të vërtetë e nevojshme? Çfarë bën? A mund ta zëvendësoni letrën me letër varaku apo letër dylli? Ka disa arsye pse duhet ta përdorni letrën e kuzhinës dhe i kemi listuar më poshtë:

Pjekje perfekte

Shpeshherë jo të gjitha fletët e pjekjes janë të barabarta. Disa janë më të mirë në përhapjen e ngrohjes në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen, bazuar në metalin e përdorur dhe të ndërtimit. Përdorimi i letrës së kuzhinës krijon një shtresë të hollë ajrosje midis fletës së pjekjes dhe letrës që ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe neutralizimin e pikave të nxehta.

Zvogëlon përhapjen e padëshiruar të vajit

Nuk ka asgjë më të keqe se biskota të shndritshme me yndyrë. Letra e kuzhinës në përgjithësi e thith vajin dhe i ushqimit pamjen dhe shijen e duhur.

Eliminon ngjitjen e gatimit

Ushqimet e pjekura mbi letër pergamenë  nuk ngjiten asnjëherë në fund sepse ajo nuk e lejon ngjitjen.

Ushqim estetik

Nëse shpesh pyesni veten se pse gatimet tuaja nuk duken aq të përsosur san ë foto, por kanë formë të të çrregullt atëherë përgjigjen e keni tek letra e kuzhinës.

Mban pastër tavat e gatimit

Të gjitha femrat e urrejnë procesin e ngjitjes së ushqimit në tavë sepse larja e tyre është shumë ë vështirë dhe gjithmonë ngelen shenja. Por me letrën pergamene mjafton ta shpërlani enën me ujë të ngrohtë dhe e gjitha do të jetë si e re.

Izolon

Mbështjellja e peshkut, shpendëve dhe mishit në një zarf letre pergamenë para pjekjes krijon një xhep me avull që e gatuan mishin me butësi. Kjo rezulton në një cilësi të lagësht dhe të butë dhe zvogëlon mundësinë e mbingarkesës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/02/2019 - 19:54

Për brumin:
200g miell 
2 vezë 

Postuar: 10/02/2019 - 23:27

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përga

Postuar: 10/02/2019 - 20:14

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë

Postuar: 10/02/2019 - 19:06

Nëse doni të konsumoni diçka të shijshme për të plotësuar oreksin por edhe për ta kënaqur atë, zg

Postuar: 06/02/2019 - 22:35

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një salla

Postuar: 05/02/2019 - 14:55

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.

Postuar: 02/02/2019 - 23:23

 Supa me avokado dhe spinaq është një pjatë mjaft ushqyese, e përshtatshme veçanërisht në pe