Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja si të gatuani speca të mbushur me mish të grirë dhe salçiçe

Postuar: 01/09/2018 - 22:07

Një pjatë unike, e pasur dhe e shijshme. Specat kanë një formë  që i bën të volitshme për t’u mbushur me përbërës të ndryshëm. Kësaj radhe do t’ju mësojmë si mbushen me salçiçe dhe mish të grirë.

Përbërësit:

4 speca të mëdhenj

300 gr mish i grirë

150 gr salçiçe

50 gr parmixhno i grirë

150 gr kaçkavall i grirëk

2 vezë

1 thelpi hudhër

100 gr tul buke

150 gr qumësht

kripë

piper

majdanoz i grirë

Për mbulimin:

15 gr bukë e grirë

15 gr pamrixhano i grirë

20 gr vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Prisni në kube tulin e bukës, njomeni me quëmsht dhe lëreni derisa ta thithë qumështin.

Hiquni lëkurën salçiçeve, shtypini me një pirun dhe bashkojini në një enë me mishin e grirë të viçit, parmixhanon dhe kaçkavallin.

Shtoni hudhrën e grirë, vezët, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. Shtoni edhe bukën e zbutur në qumësht, shtrydheni me duar paraprakisht dhe zëreni brumin me duar. Lani dhe thani specat, hiquni pjesën e sipërme dhe mbushjen. Në një enë tjetër përzieni bukën e grirë (galetën) dhe parmixhanon.

Mbushni specat deri pranë kufirit me ndihmë ne një luge. Shtrojini ato në një tavë ku keni vendosur letër furre dhe sipër hidhuni pak nga miksi me bukë të grirë dhe parmixhan, hidhuni pak vaj ulliri dhe piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta, pastaj ulni nxehtësinë dhe piqini edhe për 20 minuta të tjera.

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, hiqini nga furra dhe shërbejini të vakëta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 11:28

Makaronat janë një nga ato pjata të cilave nuk mund t'u thuashë kurrë JO.

Postuar: 15/01/2019 - 07:41

Vezët e rrahura janë më të thjeshtat dhe njëkohësisht më të shijshmet sidomos për kuzhinierët ama

Postuar: 08/01/2019 - 19:26

Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla.

Postuar: 08/01/2019 - 14:56

Kjo është një recetë fantastike, ideale për t’u përgatitur e shijuar në këto ditë të ftohta

Postuar: 07/01/2019 - 10:07

Në një ndër gatimet më autentike nga duart e amvisave shqiptare janë padyshim roshnicat.

Postuar: 31/12/2018 - 14:52

Për të bërë një kulaç, nuk duhet të jetë patjetër një festë.

Postuar: 30/12/2018 - 20:00

Për shkak të shkëmbimit të traditave, natën e ndërrimit të viteve, edhe famlijet që nuk i përka