Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ju duhen vetëm pak përbërës për të bërë një picë me shije fantastike

Postuar: 12/09/2018 - 18:59

Nëse jeni mësuar që të bëni një brumë tradicional pice, ne ju japim një alternativë tjetër. Mund të duket krejt pa rëndësi çfarë brumë përdorni, por në fakt, përveç përbërësve, brumi ka një rol në shijen e picës. Me këtë recetë do ta kuptoni ndryshimin!

Përbërësit:

2 patate të mëdha

1 vezë

Bukë të grirë

Kripë

Piper

Gjalpë

Për mbushjen:

Proshutë

Djathë mocarela

Borzilok të freskët

Domate me feta

Përgatitja:

Ndizeni furrën që të ngrohet, para se të nisni me recetën. Patatet vendosini të ziejnë. Më pas, pastrojini nga lëkura. Shtypini në një tas.

Shtoni përbërësit e tjerë të brumit, 1 vezë, bukë të grirë, kripë dhe përziejini mire me patatet. Masën që përgatitët hapeni në tepsinë ku keni vendosur një letër pjekjeje.

Piqeni në furrën e ngrohur deri sa brumi i patates të marrë ngjyrë të artë.

Kur brumi është gati, nxirreni nga furra dhe vendosni fetat e proshutës, djathit mocarela, domates dhe borzilokun e freskët. Futeni dhe pak minuta në furrë, që të piqen përbërësit mbi picë. Ju bëftë mirë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 09:28

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Postuar: 17/09/2018 - 12:16

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

Postuar: 14/09/2018 - 21:14

Provoni diçka ndryshe sot.

Postuar: 14/09/2018 - 19:17

Provoni qofte me specat plot ngjyra.

Postuar: 14/09/2018 - 18:35

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur.

Postuar: 13/09/2018 - 18:58

Nëse doni që fëmijët tuaj të mos hanë ushqime “fast food”-i, duhet të angazhoheni për

Postuar: 13/09/2018 - 16:35

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t'i gatuar.