
Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje ngjarjen e bujshme, jep mesazhin: Jeta vazhdon…

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Berishën e Metën dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Këta janë betuar!

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbulon çfarë u gjetën në ‘ML’: Si gënjeu publikisht Ardi Veliu për ngjarjen e Elbasanit

Ju duhet vetëm djathë, domate dhe vaj ulliri, receta verore që do ua dashurojë gjithë familja

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Gusht 2020

Domatet janë më të preferuarat e verës dhe përdorimet e tyre në këtë stinë janë të larmishme.
Një prej mënyrave më të mira për të shijuar magjinë e domateve është pjekja e tyre me djathë të butë dhie bashkë me thërrime buke të përziera me erëza të ndryshme.
Receta e kësaj antipaste fantastike gjendet më poshtë:
Përgatitja e Domateve të Pjekura me Djathë
Përbërësit
4 domate
1 thelpi hudhre të grirë hollë
1 lugë gjelle me gjethe borziloku
2 tufa majdanoz të prera hollë
Kripë dhe piper,
Gjysëm luge çaji me rigon të thatë
1 lugë gjelle me vaj ulliri
20 gramë thërrime buke
100 gramë djathë të bardhë (ose kakavall nëse preferoni)
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndizni furrën në 200 gradë.
Merrni tepsinë dhe lyejeni me vaj vegjetal.
Prijini domatet në feta të trasha dhe vendosini në tepsi.
Merrni një tigan dhe skuqini lehtë me gjalpë thërrimet e bukës deri sa të kenë marrë ngjyrë kafe.
Hidhini sipër tyre një shtresë të djathit të dhisë dhe plotësojeni me thërrime buke, hudhër, majdanoz, kripë, piper dhe rigon.
Më pas spërkateni secilën prej fetave me vaj ulliri.
Tepsinë futeni në furrë dhe domatet piqini për 20 minuta ose deri sa djathi të ketë zenë një kore të pjekur.
Pas pjekjes, domatet do të jenë zbutur dhe djathi do të ketë marrë një ngjyrë të kafenjtë.
Aroma e hudhrës në këtë rast plotëson mjaft mirë shijen e domates së pjekur.
Në fund, mbi secilën prej fetave të domateve mund të shtoni edhe pak thërrime buke për t’i bërë ato më krokante në çdo kafshatë.
Shtoni sërish pak vaj ulliri për shije dhe aromë përfundimtare.
Këtë pjatë mund ta konsumoni në vakt dreke ose darke duke shoqëruar gatime të tjera ose si një e vetme.
Domatet mund t’i piqni në furrë edhe të vetme dhe t’i kombinoni me djathra të ndryshëm në panine apo perime të pjekura.
Në këtë mënyrë, ju mund të shfrytëzoni vlerat e tyre në çdo vakt të ditës, sepse pjekja ruan ushqyesit dhe vitaminat e domateve./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Pasi ta provoni do të mbetet gjithmonë ëmbëlsira e fundjavës suaj, si të përgatisni Tiramisu me Fistikë

Ju duhen vetëm 3 përbërës, provoni recetën më të thjeshtë të petullave që do lëpini gishtat

Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes më e lehtë që keni parë ndonjëherë

E dinit këtë recetë? Ja si t'i bëni domatet e vogla turshi, kanë një shije të rrallë

A duhet ta lajmë orizin para se ta gatuajmë? Ekspertët i japin fund dilemës së amvisave

Një truk i thjeshtë si të pastroni enët nga ushqimi i djegur

Ëmbëlsira më e shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë: Sfera kokosi vetëm me dy përbërës!

Paskemi vepruar gjithmonë gabim/ 3 mënyrat e sakta të shkrirjes së mishit të pulës

Truk për gatimin e simiteve të shijshme që do lëpini gishtat: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

I keni hedhur gjellës shumë kripë? Ekspertët e kuzhinës iu mësojnë 5 truket që do t’i shpëtojnë nga kjo situatë
