Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ju ka shkuar mendja të bëni tortë me kumbulla? Meqë është koha e këtij fruti, ja si përgatitet

Postuar: 31/08/2018 - 21:57

Një tortë e shkrifët me një mbushje frutash të butë dhe aromatike... Meqë janë bërë kumbullat, sot do ta përgatisim me to, por mund ta përgatisni edhe me mollë, pjeshkë, fruta e pylli, etj. E servirur me akullore ose vanilje e bën akoma më të bukur vaktin tuaj.

Përbërësit:

300 gr miell

200 gr gjalpë në kubikë

100 gr ujë i ftohtë

¼ lugë kripe

Për mbushjen:

1 kg kumbulla

150 gr sheqer

1 lugë gjelle niseshte misri

Për finiturën:

pana ose qumësht

sheqer kane

Përgatitja:

Për të përgatitur brumin, hidhni miellin dhe kripën në planin e punës, shtoni kubat e gjalpit dhe me ndihmën e një thike priteni gjalpin në kuba më të vegjël, por kujdesuni që të mos shkrihet. Ky proces është i rëndësishëm, sepse ndryshe do të jetë një petë sfoliat.

Shtoni ujin i cili duhet të jetë po ashtu i ftohtë dhe bashkoni gjithçka pa e përzier, në mënyrë që të ruhen copat e gjalpit siç janë. Edhe pse brumi do të jetë jo homogjen, me anën e një petësi hapeni në një trashësi 1 cm dhe paloseni më tresh. Mblidheni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për gjysmë ore.

Ndërkohë përgatisni mbushjen. Lani kumbullat, thajini, pritini përgjysmë dhe hiquni bërthamat. Përziejini së bashku gjithë përbërësit e mbushjes derisa lagështia e frutave të thithet nga niseshteja e misrit. Merrni brumin dhe duke spërkatur pak miell, formoni një petë me diametër 40 cm.

Hapeni petën në një tepsi ku keni shtruar letër furre, shtroni sipër saj mbushjen, duke i lënë kufijtë prej 5 cm bosh. Rregulloni anët mbi mbushjen. Lyejini anët me qumësht ose pana dhe spërkatini me sheqer kane. Lëreni në frigorifer për të paktën gjysmë ore në furrë të parangrohur për 190 gradë për gati një orë, derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë. Lëreni të vaket para se ta prisni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 09:48

Janë jo të pakta rastet kur dashuria zëvendësohet nga lekët.

Postuar: 19/10/2018 - 11:53

PËRBËRËSIT

4 mollë të mëdha të verdha

100 gr sheqer kaf

Postuar: 18/10/2018 - 18:47

PËRBËRËSIT për tavë me diametër 22/24 cm:

Postuar: 18/10/2018 - 13:16

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që nga copa shumë e mirë e mishit të zgjedhur, pas fërgimit të

Postuar: 18/10/2018 - 13:12

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 kilogramë mish viçi

Postuar: 18/10/2018 - 13:07

Koha e përgatitjes: 10 min –          Koha e g

Postuar: 18/10/2018 - 12:59

Kjo është konsideruar si një ndër supërat më të shijshme, por edhe me efekte shëndetësore shumë t