Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kek në tigan, receta me shije të lehtë dhe butësi delikate

Postuar: 15/11/2018 - 14:57

Furra nuk është e domosdoshme për të përgatitur kekun tuaj të preferuar.

Po, e lexuat mirë, një kek që nuk ka nevojë të piqet në furrë, madje ka shijen më të lehtë dhe butësinë më delikate se çdo kek tjetër që keni provuar.

Sekreti qëndron tek përgatitja e tij në tigan. Merrni recetën bazë, e më pas mund të krijoni lloje të pafundme të tij.

Keku në tigan është krejt i lehtë dhe i nevojiten vetëm pak përbërës.

Ideal për çdo rast dhe pa shpenzuar shumë kohë.

Për ta përgatitur ju duhet këto përbërës

3 vezë

150 g sheqer

120 g miell

40 ml qumësht

40 g gjalpë

Përgatitja

Si fillim në një tigan shkrini gjalpin, por AgroËeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes të mos e lini të digjet.

Pasi përveç aromës së pakëndshme, krijohen dhe disa kokrriza të zeza të cilat janë jo të shëndetshme.

Kalojeni gjalpin në një tas të vogël dhe lëreni të ftohet pak.

Ndërkohë merrni një tas të madh dhe hidhni aty vezët dhe sheqerin dhe përzjejini me rrahësen elektrike.

Këtë proces mund ta bëni dhe mekanikisht me telin e kuzhinës. Masa duhet të rrihet derisa të marri një ngjyrë të lehtë të verdhë dhe kokrrizat e sheqerit të jenë tretur.

Më pas shtoni miellin duke e kaluar më parë në sitë. Kështu do t’i jepni brumit të kekut më shumë ajër, duke krijuar një brum poroz.

Kur të keni përzierë të gjithë miellin, shtoni gjalpin e shkrirë dhe në fund qumështin.

Përziejeni përsëri derisa masa të jetë homogjene.

Tiganin ku keni shkrirë gjalpin, hidhini dhe një lugë çaji me gjalpë të shkrirë dhe lyeni mirë sipërfaqen e tij.

Kaloni brumin që përgatitët dhe me ndihmën e një luge përhapeni në të gjithë sipërfaqen e tij.

Ndizni vatrën e sobës me korent dhe vendoseni tiganin duke e mbuluar me një kapak.

Ju këshillojmë që të mos përdorni për këtë recetë vatër gazi pasi intensiteti i flakës duhet shumë i ulët.

Pasi të kenë kaluar rreth 30 minuta, hapeni kapakun dhe me nje thikë shponi kekun.

Nëse sipërfaqja e saj del e pastër, atëherë keku është gati.

Keku duhet të hiqet nga tigani në mënyrë që të mos lëshohet dhe nga nxehtësia e tiganit të ngjitet.

Kështu vendosini sipër një pjatë dhe kthejeni atë. Sipërfaqen e kekut mund ta spërkasni me sheqer pluhur, mjaltë apo kakao sipas dëshirës.

Me të njëjtën metodë mund të përgatisni dhe kekun me copëza çokollate, me kakao apo dhe fruta të thata.

Ju ngelet vetëm që ta prisni e ta servirni për familjarët e të dashurit tuaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 08:27

Nëse ka një recetë të traditës shqiptare që është e plotë në shije, e me të cilën nuk ngopesh asnjëherë, ajo është receta e byrekut me mish të grirë, qepë dhe domate.

Postuar: 09/12/2018 - 10:25

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të p

Postuar: 07/12/2018 - 12:28

Dikur ishin ëmbëlsirat më magjepsëse për fëmijë e të rritur.

Postuar: 06/12/2018 - 13:26

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pjekja e mishit në shtëpi.

Postuar: 05/12/2018 - 14:24

Në raste festash familjare apo edhe festa të ndryshme përherë amvisat përgatisin shëndetlie.

Postuar: 03/12/2018 - 14:58

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat

Postuar: 29/11/2018 - 14:22

E ka emrin supa e Sulltanit sepse ka qenë ndër recetat e veçanta që përgatitej më shpesh e shtroh