Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni dëgjuar për karkanaqet gjirokastrite? Ja receta e kësaj ëmbëlsire tradicionale

Postuar: 06/09/2018 - 19:44

Sot do t’ju tregojmë një recetë tradicionale gjirokastrite. Receta e karkanaqeve është një recetë shume e vjetër në qytetin e gurtë dhe zonat përreth tij. Janë shumë të ngjashme me ballokumet dhe me gurabijet, por me një shije pak të ndryshme.

Karkanaqet janë përdorur gjithmonë si ëmbëlsira e të dielave në Gjirokastër ku fëmijët merrnin biskotat e shkrifëta nëpër duar dhe rendnin nëpër sokakët e gurtë duke luajtur. Por ju mund të shoqëroni kafen në mëngjes ose një gotë qumësht apo çaj në verandën e shtëpisë tuaj.

Përbërësit:

550-600 gr miell i zakonshëm

200 gramë gjalpë

200 gr sheqer

2 kokrra vezë dhe një e verdhë veze për t’i lyer

2 lugë kafeje me pluhur pjekës

1 bustinë vanilje

1 majë lugë kafeje me kripë

Përgatitja:

Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës, me kripën dhe vaniljen.

Vendosim në një tas tjetër ose në mikser gjalpin dhe sheqerin dhe i rrahim mirë deri sa të shkrijë sheqeri dhe të zbardhet masa. Shtojmë vezët një nga një dhe vazhdojmë rrahjen edhe për 2 minuta.

Këtë përzierje e shtojmë dalëngadalë tek mielli duke e punuar me dorë, shikojmë të përftojmë një brumë të butë, jo të fortë i cili nuk ngjitet në duar. Në rast se ngjit, shtojmë shumë pak miell të situr. Nxehim furrën në temperaturën 180 gradë.

Në një llamarinë të furrës shtrojmë letër që nuk ngjit, marrim copa të vogla nga brumi sa një kokërr arre dhe u japim forma tip gërsheti ose të rrumbullakta, i vendosim në llamarinë dy gishta larg njëra-tjetrës pasi fryhen gjatë pjekjes. I lyejmë me furçë me të verdhën e vezës dhe i vendosim në furrën e nxehur që më parë në temperaturën 180 gradë për 18-20 minuta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/02/2019 - 19:54

Për brumin:
200g miell 
2 vezë 

Postuar: 10/02/2019 - 23:27

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përga

Postuar: 10/02/2019 - 20:14

Hollimi i petëve të byrekut vet në shtëpi është një traditë, me të cilën padyshim krenohen gjithë

Postuar: 10/02/2019 - 19:06

Nëse doni të konsumoni diçka të shijshme për të plotësuar oreksin por edhe për ta kënaqur atë, zg

Postuar: 06/02/2019 - 22:35

Na qëllon të gjithëve që në situata të caktuara, të përfundojmë duke ngrënë për darkë një salla

Postuar: 05/02/2019 - 14:55

Tava e pulës së pjekur me patate është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve.

Postuar: 02/02/2019 - 23:23

 Supa me avokado dhe spinaq është një pjatë mjaft ushqyese, e përshtatshme veçanërisht në pe