Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni provuar marmelatë domatesh jeshile? Mikesha më e mirë e antipastave të djathit, ja si përgatitet

Postuar: 30/08/2018 - 20:21

Shumë e shijshme për të shoqëruar djathin, marmelata me domate jeshile është një ‘zahire’ origjinale  dhe sqimatare, ideale edhe për tortat e krostatat. Bëhet akoma më e shijshme nën prezencën e lëngut të limonit dhe për më tepër ju nuk keni kosto për të. Mund ta përgatisni me domatet e mbetura të kopshtit, apo me domatet që shiten për turshi të cilat kushtojnë shumë pak. Le të shohim së bashku si përgatitet kjo marmelatë:

Përbërësit:

1, 5 kg domate jeshile

450 gr sheqer

lëkura dhe lëngu i një limoni e gjysmë

Përgatitja:

Lani domatet, thajini, hiquni bishtat dhe pritini në copa. Vendosini pastaj në një tenxhere, shtoni sheqerin, lëkurën dhe lëngun e limonit dhe lërini të marinohen për të paktën 10 orë.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë, ziejini në zjarr mesatar përreth një orë, duke i përzier herë pas here dhe duke hequr shkumën që krijohet gjatë zierjes.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë, frulojeni marmelatën në frulator në mënyrë që të dalë në formë pureje.

Hidheni nëpër kavanoza qelqi të sterilizuar dhe mbyllini hermetikisht ata.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 09:28

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Postuar: 17/09/2018 - 12:16

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

Postuar: 14/09/2018 - 21:14

Provoni diçka ndryshe sot.

Postuar: 14/09/2018 - 19:17

Provoni qofte me specat plot ngjyra.

Postuar: 14/09/2018 - 18:35

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur.

Postuar: 13/09/2018 - 18:58

Nëse doni që fëmijët tuaj të mos hanë ushqime “fast food”-i, duhet të angazhoheni për

Postuar: 13/09/2018 - 16:35

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t'i gatuar.