Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni provuar ndonjëherë kuskus? Ja si ta përgatisni me perime

Postuar: 27/08/2018 - 21:30

Kuskusi është një lloj bullguri me origjinë nga vendet arabe. Shumë i shëndetshëm dhe ekonomik, ja tek ju sjellim një recetë të përgatitjes me të.

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle shafran

150 gr kuskus

1 spec i kuq (të grirë hollë)

1 spec jeshil (të grirë hollë)

2 thelpinj hudhër

1 qepë e njomë (të grirë imët)

1 karotë

1 kungull

100 gr kërpudha

100 gr domate qershi

1 gotë ujë

kripë

Përgatitja

Në një tigan të thellë me ujë dhe kripë, shtoni vajin e ullirit dhe shafranin. I trazoni mirë dhe më pas shtoni kus-kusin. E lini për disa minuta derisa ta pijë gjithë lëngun.

Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni hudhrat, specin djegës, ato të kuq e jeshil. Pas disa minutash i shtoni karotat, kungullin dhe kërpudhat.

I rregulloni me kripë sipas dëshirës. Shtoni edhe pomodorinit. I përzieni mirë dhe pas disa minutash i hiqni.

Në një pjatë shtroni me kujdes kus-kusin dhe sipër i vendosni perimet që përgatitët. Pak qepë të njoma sipër dhe kus-kusi është gati!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Të buta dhe plot lëng, kanë një variacion gatimesh dhe shijesh.

Postuar: 10/04/2019 - 13:44

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr

Postuar: 07/04/2019 - 21:46

E lehtë dhe shumë e shëndetshme.

Postuar: 05/04/2019 - 10:44

Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet.

Postuar: 04/04/2019 - 10:30

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë për

Postuar: 31/03/2019 - 11:09

Përberesit per 4-6 persona: