BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Guzhinë

Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar orizin dhe për të larguar arsenikun

Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar

Orizi jo vetëm që është shumë i lehtë për t’u gatuar por është dhe lehtësisht i tretshëm nga organizmi, duke e bërë atë një ushqim tepër të pëlqyer jo vetëm në kulturën aziatike, por edhe atë perëndimore. Por ekspertët duket se së fundmi kanë bërë disa hulumtime rreth vlerave ushqyese të orizit lidhur me metodën e gatimit.

Shumë lloje orizi janë të mbushura me arsenik për shkak të pesticideve dhe toksinave industriale që kanë mbetur në tokë. Andy Meharg, një profesor në Universitetin Queens në Belfast, provoi tri metoda të ndryshme të gatimit të orizit:
 
Së pari, ai gatoi orizin duke përdorur metodën tradicionale ku një gotë oriz përzihet me dy gota ujë, një metodë nga e cila orizi mbetej i mbushur plot me arsenik.
 
Në metodën e dytë, ai përdori pesë gota ujë për 1 gotë orizi. Kjo mënyrë gatimi bëri që orizi të humbte gati gjysmën e arsenikut në oriz, ndërsa sipas metodës se tretë Meharg la orizin në ujë gjatë gjithë natës, përpara se të gatuante atë. Ai zbuloi se kjo mënyrë reduktonte arsenikun me 80%.
 
Kjo është mënyra e duhur e gatimit:
 
Lini orizin në ujë gjatë gjithë natës
 
Në një tenxhere shtoni në raport 5:1 ujë dhe oriz dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.