Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koha e hideve, zbuloni disa receta se si t’a konsumoni këtë frut të shijshëm

Postuar: 09/09/2018 - 16:18

Ky frut pothuajse i harruar mund të jetë në qendër të përgatitjeve të shumta, nga marmelata deri tek rizotoja me salsiçe.

Tashmë i gjeni pothuajse në çdo tezgë fruta-perimesh, janë shumë të shijshme dhe mund të përfshihen në receta të ndryshme.

Rizoto me hide

Kjo recetë është shumë e shijshme. Bëhet fjalë për një rizoto klasike me qepë të skuqur dhe lëng që shtohet në mënyrë progressive. Por kur rizoto të jetë gati, vjen momenti krijues i një shefi të mirë kuzhine. Mjafton të shtoni hidet e copëtuara dhe djathë të shijshëm.

Role e kripur me hide

Në një tigan përzieni bashkë salsiçet e prera në copa dhe të skuqura, rrush, hide dhe bukë e grirë (për të thithur lëngjet e masës). E gjithë kjo vihet në qendër të një pete sfoliat dhe mbështillet si një strudel. Më pas piqet në furrë.

Reçel me hide

Marmalata me hide është një përgatitje klasike me këtë frut. Receta është pak a shumë e ngjashme me atë të një reçeli klasik. Nevojiten hide të pjekura mirë, të cilat lahen, u hiqet fara dhe u shtohet ujë me sheqer dhe vendosen në tigan në flakë mesatare. Masës duhet t’i shtoni lëkurë limoni të prerë në copa së bashku me lëngun. Pas gjysmë ore, kalojini në frulator të gjithë masën dhe vendoseni në zjarr, për gjysmë ore tjetër.

Lëng hidesh

Mund t’a shijoni si ëmbëlsirë ose si lëng tretës pas vakteve të rënda. Mund t’a përgatisni dhe me bazë alkooli. Për t’a realizuar duhen kaluar pak në tigan sa për një zbehje të lehtë dhe më pas vëreni të ziejë në një enë për një orë e gjysmë me rrush të kuq, sheqer dhe ujë. Pas 10 minutash shtoni pak ftua dhe kur uji të ketë avulluar do keni pak a shumë një pije si verë e kuqe. Ndaj mjafton të kaloni në sitë dhe t’a lini të ftohet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 09:28

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Postuar: 17/09/2018 - 12:16

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

Postuar: 14/09/2018 - 21:14

Provoni diçka ndryshe sot.

Postuar: 14/09/2018 - 19:17

Provoni qofte me specat plot ngjyra.

Postuar: 14/09/2018 - 18:35

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur.

Postuar: 13/09/2018 - 18:58

Nëse doni që fëmijët tuaj të mos hanë ushqime “fast food”-i, duhet të angazhoheni për

Postuar: 13/09/2018 - 16:35

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t'i gatuar.