
“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja

“Lexojeni të gjithën dhe me shumë vëmendje përpara se të gatuani"/ Detaje shefash për ta çuar gatimin në nivel tjetër

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Janar 2020

Një grup shefash kuzhine kanë ndarë sekretet e gatimit të tyre me të gjithë ne, duke përdorur rrjetin sociale Reddit. Pyetjes “Shefa të Reddit, kush janë disa nga këshillat dhe truket që përdorni për ta bërë gatimin të shkëlqyer?”, iu përgjigjën disa prej tyre, duke zbuluar teknikat që përdorin.
Jerseycowboy këshillon që të jemi të vëmendshëm kur lexojmë recetën: “Lexojeni të gjithën dhe me shumë vëmendje përpara se të gatuani. Nëse iu shpëton një rresht ku thuhet “lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës”, nuk do të arrini kurrë rezultatin e duhur. Receta nuk e ka të shkruar kot atë”.
RoastyToastyPrincess paralajmëron: “Mos e ndërroni recetën sipas qejfit përpara se të paktën një herë ta keni bërë fiks siç shkruhet aty”.
Kuosen kishte këshilla për marinimin: “Nëse e keni marinuar mirë me kripë dhe piper atë që keni gatuar, por prapë ju duket sikur i mungon diçka, shtojini edhe pak lëng limoni. Gjithashtu, kripën mundohuni ta hidhni në fazat e para të gatimeve. Shtoni kripë në ujë ose mish përpara se të gatuani, pasi duhet që sodiumi të shkrihet me lëngjet e gatimit”.
Në fund, Aussiebutters ka një këshillë shumë praktike, që ka lidhje me pasojat e gatimit: “Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të blini locion aloe vera dhe ta mbani në frigorifer, në rastet kur digjeni pa dashje duke gatuar”.
Më të lexuarat


E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? Shefat më të mirë të kuzhinës japin këshillat që duhet t’i dimë të gjithë

Receta në 2 minuta: Muffin me perime

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Doni të gatuani si shef pasticerie, ja ku e keni recetën për ta bërë pandispanjën

Kjo është receta e qofteve më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë: Përgatiten për 20 minuta jo më tepër

Pulë Ali Pasha, receta e vjetër që mbahet sekret, e sigurt që gjithë familja juaj do të lëpijë gishtat
