
Postuar: 10/11/2018 - 11:04
Supë me bizele dhe spinaq është ajo çka i duhet trupit tuaj këto kohë.
Ja receta për përgatitjen e saj. Shijojeni!
Përbërësit:
-
200 g bizele
-
700 g spinaq
-
1 qepë e kuqe
-
2 karrota
-
3 domate të thara
-
1.5 l lëng perimesh ose uji me të cilin keni gatuar spinaqin
-
majdanoz
-
spec djegës i bluar
-
2 thelpinj hudhra
-
3 lugë gjelle me vaj ulliri
-
piper dhe kripë
-
100 ml verë e bardhë
-
lëng limoni
Përgatitja:
-
Ziejini bizelet dhe një pjesë të tyre bëjini pure. Ziejeni pak spinaqin në ujë me kripë.Prisni dhe qepët në kuba të vegjël dhe gatuajini në tiganin e thellë me piper, në vaj ulliri duke shtuar dhe hudhrat.
-
Kur qepët të kenë marrë ngjyrë kafe, shtoni verë të bardhë dhe domatet e qëruara. Shtoni bizelet dhe spinaqin në supë si dhe ujin në të cilin është zier spinaqi, nëse është e nevojshme.
-
Lëreni supën të vlojë dhe më pas shtoni majdanoz, vaj ulliri dhe lëng limoni.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/