Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mënyra e shpejtë e marinimit të mishit në shtëpi për një shije perfekte

Postuar: 16/11/2018 - 13:09

Marinimi përdoret për ta zbutur dhe për t’i dhënë akoma dhe më shumë shije mishit.

Për më tepër kur e gatuani, mishi ruan një butësi dhe ka një aromë perfekte.

Ju sugjerojmë që të ndiqni këto këshilla për të përgatitur kurdoherë mishin me shijen dhe butësinë më të mirë.

Masa e marinimit përgatitet shumë shpejt, por kërkon kohë në momentin kur mishi marinohet me të, në mënyrë që masa të përthithet sa më mirë.

Hapi i parë

Si fillim duhet të përzgjidhni pjesën e mishit të cilën do të përdorni për recetën tuaj.

Por pjesa perfekte për të marinuar është zona e mishit të fortë ose pjesët e mishit që nuk kanë dhjam të tepërt.

Kur mishin keni disa ditë që e keni blerë, kjo metodë është shumë e mirë për t’i dhënë atij shijen si të ishte i freskët.

Hapi i dytë

Pasi të keni zgjedhur pjesën e duhur të mishit, vendoseni në tavolinë dhe me ndihmën e një thike krijoni disa vrima në të dyja anët.

Ky është një hap i rëndësishëm për marinimin, pasi këto vrima lejojnë depërtimin e erëzave me të cilat do të marinohet mishi.

Marinimi konsiston në bashkëveprimin e lëndëve acidike që përdoren për salcën të cilat thyejnë strukturat e forta të mishit.

Nëse nuk e shponi mishin, atëherë do të marinohet vetëm pjesa sipërfaqësore e tij, ndërsa brenda do të mbesë i thatë.

Ose një mënyrë tjetër para se ta marinoni është që mishin ta prisni hollë në fileto si biftek apo bërxollë dhe ta rrihni me një çekan kuzhine në mënyrë që të mund të përthithë sa më mirë masën e përgatitur për marinimin.

Hapi i tretë

Përgatitja e marinatës klasike me kripë dhe piper.

(Masa e mëposhtme është për 3-4 biftekë)

Përbërësit që ju nevojiten janë:

1 lugë çaji e gjysmë me kripë

2 lugë çaji me piper të zi

60 ml ujë

60 ml vaj ulliri

2 lugë gjelle me uthull molle (sipas dëshirës mund të përdorni edhe lëng limoni në vend të uthullës)

Në një tas të madh qelqi shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini me pirun ose me telin e kuzhinës.

Më pas vendosni aty të gjitha copat e mishit, ju këshillojmë që këtë masë ta përdorni përreth 3-4 biftekëve.

Përdorni një furçë kuzhine dhe përpiquni që copat e mishit të jenë lyer mirë me salcën e marinimit.

Kalojini biftekët në një pjatë të sheshtë dhe hidhini përsipër salcën e mbetur.

Mbulojeni pjatën me një qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer nga 2 deri në 24 orë (jo në ngrirje).

Ju sugjerojmë që nëse doni shije të fortë atëherë duhet ta lini të marinohet më shumë se 8 orë.

Kur është koha për të përgatitur vaktin tuaj, mjafton që ta nxirrni nga frigoriferi dhe të vazhdoni me hapat recetës.

Marinimi me erëza 

Mënyrat e marinimit janë të pafundme.

Rigoni, piperi i zi apo i kuq, hudhra, sherebela dhe rozmarina janë disa erëza tipike që përdoren për marinimin e mishit.

Një nga erëzat që i jep mishit aromë dhe shije fantastike është sherebela, një bimë e cila prodhohet me shumicë në Shqipëri, e që gjendet në çdo dyqan erëzash.

Ju udhëzojmë që të përdorni sherebelën gjatë marinimit të mishit duke e grimcuar atë ose edhe duke e përdorur si gjethe.

Mund të përdorni sherebelë të tharë por edhe të freskët.

Për 4 biftekë mund të përdorni rreth 6-7 gjethe sherebelë ose 2 lugë çaji me pluhur sherebele, grimcojini ato, hidhini në një tas, shtoni kripën, pak piper të zi, dy lugë gjelle lëng limoni dhe dy lugë gjelle vaj ulliri.

Nëse preferoni shije pak më të fortë mund të shtoni edhe dy thelpinj hudhër të shtypura.

Përziejini të gjitha bashkë, lyeni gjithë biftekët me të, hidheni salcën sipër biftekët futini në qese plastike dhe futini në frigorifer sipas këshillave më sipër.

Të njëjtën metodë mund ta përdorni duke zëvendësuar sherebelën me rozmarinë.

Rozmarina është një erëz fantastike që plotëson shijen e mishit dhe është ideale për të marinuar mishin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 08:27

Nëse ka një recetë të traditës shqiptare që është e plotë në shije, e me të cilën nuk ngopesh asnjëherë, ajo është receta e byrekut me mish të grirë, qepë dhe domate.

Postuar: 09/12/2018 - 10:25

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të p

Postuar: 07/12/2018 - 12:28

Dikur ishin ëmbëlsirat më magjepsëse për fëmijë e të rritur.

Postuar: 06/12/2018 - 13:26

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pjekja e mishit në shtëpi.

Postuar: 05/12/2018 - 14:24

Në raste festash familjare apo edhe festa të ndryshme përherë amvisat përgatisin shëndetlie.

Postuar: 03/12/2018 - 14:58

Torta me peta dhe krem qumështi është e famshme në të gjithë botën dhe është një ndër ëmbëlsirat

Postuar: 29/11/2018 - 14:22

E ka emrin supa e Sulltanit sepse ka qenë ndër recetat e veçanta që përgatitej më shpesh e shtroh