
“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja

Mish i butë dhe plotë lëng, receta e pulës me kos e hudhra që do t’iu bëjë të lëpini gishtat

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Maj 2020

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.
Receta e pulës me kos dhe hudhra përgatitet në shumë pak minuta dhe krijon një pjatë të mrekullueshme.
Kjo do të jetë një recetë që do t’ju mahnisë, mishi qëndron i butë e plot lëng, por gjithashtu ka një shije perfekte nga erëzat e përdorura.
Përbërësit për 4-5 persona
Një pulë mesatare
2 gota me kos
6-8 thelpinj hudhër
2-3 lugë gjelle me vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz i grirë
Përgatitja e recetës
Pulën lajeni me ujë të bollshëm, pasi ta keni pastruar, ndajeni në disa copa. Pasi t’i keni kulluar, vendosini në një pjatë dhe spërkatni me pak kripë.
Në një tas hedhim kosin, pak kripë e piper sipas dëshirës, dhe i përziejmë në mënyrë që të formojnë një masë të njëtrajtshme.
Ju këshillojmë që në rast se përdorni kos të përgatitur në shtëpi, duhet t’i kulloni lëngun që lëshon vetë kosi. Kjo recetë mund të bëhet me çdo lloj kosi, por më ideali është ai i deles, pasi është dhe më kremoz.
Pasi e kemi përgatitur kosin, kalojmë aty copat e mishit të pulës dhe i përziejmë me një lugë druri.
Në një tavë qelqi ose balte, hedhim vajin e ullirit dhe mundohemi që ta përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas qërojmë hudhrat dhe mjafton t’i ndajmë në gjysmë.
Masën me kosin dhe mishin e pulës e kalojmë në tavë, aty shtojmë dhe hudhrat e prera.
E vendosim për t’u pjekur në furrë të parangrohur me 220 gradë celsius, përreth 40 minuta, ose derisa mishi i pulës të jetë pjekur plotësisht.
Nëse dëshironi t’i forconi shijen kësaj recete mund t’i shtoni dhe disa feta limoni pasi kanë kaluar 20 minuta nga pjekja.
Ju sugjerojmë që kur mishi i pulës të ketë marrë një ngjyrë të artë, ta kthejmë nga ana tjetër, kështu do të piqet uniform.
Para se ta servirni në tryezën tuaj, hidhini sipër majdanozin e freskët, të cilin e keni grirë imët, dhe përgatituni për një shije unike.
Mund të shoqërohet me bukë të thekur apo me sallatë perimesh të stinës për një vakt sa më të lehtë./AgroWeb.org
Më të lexuarat


E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit

Kur është momenti i duhur për të hedhur kripën në gatimet tona? Shefat më të mirë të kuzhinës japin këshillat që duhet t’i dimë të gjithë

Receta në 2 minuta: Muffin me perime

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Doni të gatuani si shef pasticerie, ja ku e keni recetën për ta bërë pandispanjën

Kjo është receta e qofteve më të mira që mund të keni ngrënë ndonjëherë: Përgatiten për 20 minuta jo më tepër

Pulë Ali Pasha, receta e vjetër që mbahet sekret, e sigurt që gjithë familja juaj do të lëpijë gishtat
