Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mish shqeto/ Receta e shijshme Përmetare

Postuar: 21/09/2018 - 11:16

A do të hash e të bësh qejf? Jo më kot, edhe Fan Noli ka veçuar Përmetin në poezitë e tij si një ndër vendet më të spikatura të Shqipërisë sidomos në traditën e tij të gatimit.

Me gatime tërësisht tradicionale, e receta të trashëguara brez pas brezi ashtu si qëmoti deri në ditët e sotme gratë nikoqire përmetare kanë ditur të ruajnë në mënyrë fanatike traditën unike të kësaj zone.

Të famshme për glikotë e ëmbla mbresëlënëse, për gjellët tipike shije plota, për byrekët fantastikë e zahiretë unike, gratë përmetare kanë mahnitur këdo me gatimet e tyre speciale, vendas e turistë të huaj.

Mishi i pjekur ngadalë në hell, në saç apo në bidon është një nga specialitetet më të shijshme dhe më të kërkuara të kuzhinës përmetare.

Shqeto

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish qengji

2 lugë gjelle miell gruri

1 gotë me qumësht

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Përgatitja

Zgjidhet mish qengji i majmë dhe pritet në racione. I hidhet kripë dhe vendoset të ziejë në zjarr të ngadalshëm.

Në një enë, kaurdiset mielli me gjalpë, në momentin që mielli zverdhet shuhet me qumësht dhe kaurdiset me një lugë druri në mënyrë që të mos krijojë kokrra. Më pas, shtohet lëng mishi dhe trazohet derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

E gjithë masa në vijim i shtohet mishit  dhe lihet që të ziejë përreth 5 minuta. Pasi supën shqeto e kemi hequr nga zjarri dhe është ftohur pak, supa pritet me vezë dhe me limon.

Në fund i shtohet majdanoz i grirë hollë dhe pak gjalpë i freskët i shkrirë. Kur shërbehet spërkatet me piper të zi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 09:48

Janë jo të pakta rastet kur dashuria zëvendësohet nga lekët.

Postuar: 19/10/2018 - 11:53

PËRBËRËSIT

4 mollë të mëdha të verdha

100 gr sheqer kaf

Postuar: 18/10/2018 - 18:47

PËRBËRËSIT për tavë me diametër 22/24 cm:

Postuar: 18/10/2018 - 13:16

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që nga copa shumë e mirë e mishit të zgjedhur, pas fërgimit të

Postuar: 18/10/2018 - 13:12

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 kilogramë mish viçi

Postuar: 18/10/2018 - 13:07

Koha e përgatitjes: 10 min –          Koha e g

Postuar: 18/10/2018 - 12:59

Kjo është konsideruar si një ndër supërat më të shijshme, por edhe me efekte shëndetësore shumë t