Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nëse s'keni asnjë ide për drekën e sotme, kjo është pjata e duhur!

Postuar: 22/08/2018 - 09:53

Përbërësit për 2-3 persona:

400gr makarona
300gr karkalecë të pastruar
200gr domate qershi
2 qepë stërgjatëshe (shallots)
2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz i grirë hollë
2 degë selino
2 karota të ziera
½ gote verë të bardhë
½ filxhan kafeje fara pishe të pjekura në tigan
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Në tigan, në temperaturë mesatare, shtoni fillimisht qepët e grira hollë dhe shtoni vaj ulliri të cilësisë së lartë, pak kripë, piper të zi, pak majdanoz pluhur dhe 2 thelpinj hudhra.
Shtoni degët e selinosë të grira në copa të vogla. Vazhdoni të kaurdisni dhe më tej shtoni karkalecat e kulluara mirë nga uji. Kur karkalecat të kenë marrë skuqje dhe qepët të kenë filluar të marrin trajtën e salcës, shtoni në tigan ½ gotë verë të bardhë për të bërë shuarjen e tyre.Teksa vera avullon shtoni gjysmën e sasisë së majdanozit.
Shtoni më tej domatet qershi dhe karotat e ziera të prera në feta të holla. Shtoni dhe pak vaj ulliri dhe pjesën e mbetur të majdanozit.
 
Ndërkohë keni vendosur në zierje makaronat tuaja të preferuara të cilat mund të jenë spageti, linguine, farfalle etj.
Ne sot kemi zgjedhur dentelle me alga deti dhe spirulinë. Sapo makaronat të ziejnë lërini të kullojnë dhe i shtojmë në tigan.Në përfundim në një tigan të vogël shtoni farat e pishës të piqen pa yndyrë për pak minuta deri sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.
 
Shtojini farat e pjekura mbi masën e makaronave. I përziejmë dhe ju bëftë mirë!
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 09:28

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Postuar: 17/09/2018 - 12:16

Rizotoja me kungull të verdhë është një institucion i kuzhinës italiane

Postuar: 14/09/2018 - 21:14

Provoni diçka ndryshe sot.

Postuar: 14/09/2018 - 19:17

Provoni qofte me specat plot ngjyra.

Postuar: 14/09/2018 - 18:35

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur.

Postuar: 13/09/2018 - 18:58

Nëse doni që fëmijët tuaj të mos hanë ushqime “fast food”-i, duhet të angazhoheni për

Postuar: 13/09/2018 - 16:35

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t'i gatuar.