Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me recetën fantastike/ Patëllxhanët në furrë ose “tortë e kripur”

Postuar: 10/09/2018 - 18:12

Kjo recetë quhet ndryshe edhe ‘tortë e kripur’ me patëllxhanë. Do t’ju bëjë për vete menjëherë sepse ka një shije rustike dhe mund të servilet si antipastë ose si një pjatë e dytë me bazë perimesh.

Një të ngjashme mund ta përgatisni dhe me kunguj!

Përbërësit:

1 petë sfoliat drejtkëndore

400 gr patëllxhanë të gjatë

250 gr djathë Scamorza

100 gr djathë parmixhano i grirë

100 gr domate të thata

kripë

piper

vaj ulliri

Pergatitja:

Lani patëllxhanët, hiquni ekstremitetit, më pas pritini në feta rrethore me trashësi 4 mm.

Prisni dhe djathin scamorza në feta të holla si dhe domatet e thata në copa të mëdha.

Merrni një tavë drejkëndore me përmasa 30X20 cm dhe lyejeni me vaj. Pastaj hapni me kujdes petën sfoliat dhe shtrojeni në tavë.

Bëjini disa vrima me anë të një piruni që të mos fryhet gjatë pjekjes. Shtroni mbi petë gjysmën e fetave të patëllxhanëve duke u kujdesur të mos lini hapësira bosh, hidhuni kripë e piper, shtoni gjysmën e domateve të thata, gjysmën e parmixhanos së grirë dhe mbulojeni me feta djathi scamorza; përsëriteni procedurën me fetat e mbetura të patëllxhanëve, kripën, piperin, domatet e thata, parmixhanon e djathin scamorza.

Rregulloni anët e petës sfoliat dhe piqeni në 180 gradë derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 18:35

Përbërësit

6 kokrra vezë

120 gr sheqer pluhur

150 ml lëng limoni

gjysmë kokërr lëkurë limoni (i grirë imët)

një majë luge kripë

1 zarf xhelatinë pluhur

60 ml rum

Postuar: 21/09/2018 - 13:56

Një traditë e ëmbël dhe mbi të gjitha shumë e shijshme.

Postuar: 21/09/2018 - 11:16

A do të hash e të bësh qejf?

Postuar: 21/09/2018 - 10:47

Hurma është një frut vjeshtak që mund të gjendet në treg që në fillim të muajit shtator.

Postuar: 21/09/2018 - 10:28

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në gju

Postuar: 20/09/2018 - 18:21

Kjo supë mund të konsumohet sa herë që ndiheni të uritur dhe do t’ju ndihmojë të digjni kil

Postuar: 19/09/2018 - 13:57

Pa dyshim, jahnia shqiptare është ndër pjatat më të shijshme, të cilën amvisat kujdesen ta përgat