
“Kjo është e tmerrshme”/ Klodiana Lala nxjerr detajet ‘bombë’ për vrasjen që tronditi Shqipërinë dhe hedh akuzat e forta ndaj këtyre 2 zyrtarëve: Erdhën me ‘Range Rover’!

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbulon çfarë u gjetën në ‘ML’: Si gënjeu publikisht Ardi Veliu për ngjarjen e Elbasanit

“Ishte një ngjarje e rrezikshme, nuk iu falet”, Ervin Karamuço fajëson zyrtarët e policisë për vrasjen që tronditi vendin: Edhe gjyqtari ka shumë faj dhe përgjegjësi

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ ‘Është për të vënë duart në kokë’, Klodiana Lala zbulon detaje të reja nga dosja: Dy zv.drejtorët e policisë ishin të parët në vendngjarje, gënjyen publikisht për...

Omletë në furrë, receta për një mëngjes të shpejtë, të shëndetshëm dhe shumë e shijshme

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Prill 2020

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyra gatimi.Për të përgatitur një omletë ju mund të përdorni një shumëllojshmëri përbërësish që mjafton t’i përziesh me vezën dhe t’i skuqësh.
Sigurisht kjo është mënyra tradicionale e përgatitjes së saj, por sot përgatisninjë metodë të re të shijimit të kësaj recete.
Ne ju këshillojmë mënyrën më të shëndetëshme dhe të thjeshtë të gatimit të omletës në furrë.
Omleta në furrë ka të paktën dy avantazhe së pari nuk ju duhet ta ktheni disa herë për ta skuqur dhe nuk duhet të përdorni aq shumë vaj.
Duke e bërë kështu përveçse një nga ushqimet tuaja të preferuara edhe një alternativë shumë të shëndetëshme.
Përbërësit
3-4 vezë
15 gjethe borzilok
120gr djathë kaçkavall
50gr salsiçe
kripë
piper
vaj ulliri
Përgatitja
Ngrohni furrën në temperatueën 180 gradë para se të filloni me përgatitjen e omletës.
Më pas në një enë të thellë hidhni të gjitha vezët duke i rrahur me pirun, derisa të jenë bashkuar totalisht me njëra tjetrën.
Duke trazuar hidhni edhe gjethet e borzilokut të cilat duhet t’i prisni në gjysmë.
Shtoni djathin dhe copat e salsiceve apo mishit nëse dëshironi.
Ju mund të zgjidhni të shtoni edhe perime të tjera sipas dëshirës mjafton t’i prisni në kubikë të vegjël.
Shtoni kripë dhe piper dhe filloni të bëni gati tavën.
Për tavën zgjidhni një masë mesatare rreth 20 -30 cm dhe shtojeni me letër pjekje në të gjithë sipërfaqen e saj.
Lyejeni letrën e pjekjes me pak vaj ulliri.
Hidhni me kujdes omletën dhe vendoseni në furrë me 180 gradë për 40 minuta duke e kontrolluar herë pas here nëse është pjekur.
Pasi omleta të ketë marrë një pamje të verdhë të artë, nxirreni nga furra dhe hiqeni nga tava.
Bëni kujdes ta zhvishni nga letra e pjekjes para se ta shërbeni.
Kjo recetë përveçse mund të konsumohet ashtu siç është, mund të përdoret edhe si mbushje për të bërë një sanduiç të shijshëm.
Vendosni omletën në mes të bukës dhe mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës.
Këtë mënyrë gatimi mund ta përshtasni në çdo recetë omlete që ju dëshironi, proçedura do të jetë e njëjtë.
Më të lexuarat


Pasi ta provoni do të mbetet gjithmonë ëmbëlsira e fundjavës suaj, si të përgatisni Tiramisu me Fistikë

Ju duhen vetëm 3 përbërës, provoni recetën më të thjeshtë të petullave që do lëpini gishtat

Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes më e lehtë që keni parë ndonjëherë

E dinit këtë recetë? Ja si t'i bëni domatet e vogla turshi, kanë një shije të rrallë

A duhet ta lajmë orizin para se ta gatuajmë? Ekspertët i japin fund dilemës së amvisave

Një truk i thjeshtë si të pastroni enët nga ushqimi i djegur

Ëmbëlsira më e shëndetshme që keni ngrënë ndonjëherë: Sfera kokosi vetëm me dy përbërës!

Paskemi vepruar gjithmonë gabim/ 3 mënyrat e sakta të shkrirjes së mishit të pulës

Truk për gatimin e simiteve të shijshme që do lëpini gishtat: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

I keni hedhur gjellës shumë kripë? Ekspertët e kuzhinës iu mësojnë 5 truket që do t’i shpëtojnë nga kjo situatë
