Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Pengjiri i Kolonjës/ Tradita e ëmbël e nënave shqiptare
Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Korrik 2018
Pengjiri jo vetëm që përgatitet ashtu si dikur por është pjesë e pandashme e listës së ëmbëlsirave tradicionale që ndodhen në shumë pastiçeri.
Kulinaria shqiptare spikat në secilën prej krahinave të saj. Receta të ëmbla e të kripura, autentike shqiptare të trashëguara brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Bëhet fjalë për Pengjirin, një ëmbëlsirë fantastike e butë dhe me sherbet që të përfshin tërësisht me shijen e saj.
Pengjiri është traditë edhe e Korçës, Pogradecit si edhe Ersekës. Dikur, gratë kolonjare e përgatisnin Pengjirin kur familja kishte një ditë të shënuar feste, ditëlindje apo edhe gëzime të tjera familjare.
Sot, Pengjiri jo vetëm që përgatitet ashtu si dikur por është pjesë e pandashme e listës së ëmbëlsirave tradicionale që ndodhen në shumë pastiçeri e gjithashtu në restorante të ndryshme.
Përgatitja e Pengjirit në Shtëpi
Përbërësit
10 vezë të freskëta
10 lugë gjelle sheqer
10 lugë gjelle miell gruri
1 lugë e vogël kafeje me sodë
Thelpinj bajamesh (sipas dëshirës)
Për sherbetin
5 gota ujë
1 kg sheqer
Një lugë kafeje vanilje pluhur
Lëngu i një kokërr limoni
Përgatitja e sherbetit
Sugjerohet të hidhni gjithë përbërësit në një tenxhere dhe t’i lini të ziejnë derisa masa të trashet në formën e sherbetit.
Përgatitja e ëmbëlsirës
Si fillim, në një tas të madh shtohen të bardhat e vezëve dhe rrihen fort bashkë me sheqerin derisa të krijohet një masë e njëtrajtë dhe e fryrë si shkumë.
Më pas shtohen të verdhat e vezëve, dhe rrihen. Shtohet mielli lugë-lugë ndërsa masa trazohet pa ndërprerje.
E gjithë masa hidhet në tepsi e cila është lyer më parë me pak vaj dhe është spërkatur me pak miell.
Gjithashtu këshillohet që tepsia të mbushet në ¾ e lartësisë së saj, sepse gjatë pjekjes brumi rrit vëllimin e tij.
Futet për pjekje në furrë të parangrohur në temperaturën 150 gradë. E lëmë të piqet përreth 1 orë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Kur hiqet nga furra lihet të ftohet dhe i hidhet sherbet i vakët.