BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
BREAKING NEWS
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
x
BREAKING NEWS
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
x
BREAKING NEWS
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
x
BREAKING NEWS
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
x
Disa njerëz i frikësohen përgatitjes së omëletës, por kini besim, nëse ju mund të bëni vezë të skuqura, mund të bëni dhe omëletë. Sekreti është përdorimi i pajisjeve të duhura. Gjithmonë duhet të përgatisni omëletë në një tigan që nuk ngjit. Zgjidhja më e mirë për një omëletë me 2 vezë është një tigan me diametër 20 cm, sidomos në herët e para.
Gjithashtu duhet të përdorni një spatula silikoni që i reziston të nxehtit. Përgatitet në vetëm 10 minuta.
Përbërësit
- 2 vezë
- 2 lugë gjellë qumësht
- 2 lugë gjelle gjalpë
- Kripë dhe piper për shije
Përgatitja
- Thyejini vezët në një tas qelqi dhe rrihini derisa të marrë e gjithë masa ngjyrë të verdhë.
- Ngrohni një tigan me fund të rëndë dhe që nuk ngjit. Shtoni gjalpin dhe lëreni të shkrijë.
- Shtoni qumështin tek vezët dhe jepini shije me kripë dhe piper të bardhë. Më pas përziejeni shumë mirë.
- Kur gjalpi në tigan është i nxehur mjaftueshëm, hidhni vezët. Mos i përzieni. Lërini vezët të gatuhen për një minutë ose deri sa pjesa poshtë të jetë masë solide.
- Me një spatula silikoni kundër nxehtësisë, me kujdes shtyni një anë të vezës në qendër, ndërsa anoni pak tiganin që të lejoni masën e lëngshme të rrjedhë në pjesën e poshtme, derisa të mos ketë më asnjë pjesë të lëngshme.
- Vezët duhet të duken si një e verdhë e shndritshme dhe duhet të rrëshqasë lehtësisht në sipërfaqen e tiganit. Nëse ngjit, përdorni spatulën tuaj.
- Tani kthejeni vezën me kujdes duke përdorur spatulën dhe gatuajeni deri sa të mos ketë më asnjë pjesë të pa-gatuar.
- Nëse doni të shtoni përbërës të tjerë, tani është koha për ta bërë. Mund të zgjidhni djathë të grirë, kërpudha të skuqura, qepë të fërguara, proshutë të gatuar apo sallam.
- Hidhni mbushjen në qendër të vezëve në linjë të drejtë. Me spatulën tuaj, ngrijeni njërën anë të vezëve dhe bashkojeni me anën tjetër. Gatuajini dhe për një minutë ose më pak, por mos lini që veza të marrë ngjyrë kafe.
- Nëse është e nevojshme mund ta rrotulloni që të gatuhet dhe pjesa e sipërme për 30 sekonda ose më pak. Mos e lini të marrë ngjyrë kafe. Me kujdes hidheni omeletën në pjatë. Kompletojeni me barishte të freskëta nëse keni dëshirë.