Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pija fantastike e përgatitur në kuzhinën tuaj/ Mus me rrush dhe amareta

Postuar: 23/09/2018 - 18:35

Përbërësit

6 kokrra vezë

120 gr sheqer pluhur

150 ml lëng limoni

gjysmë kokërr lëkurë limoni (i grirë imët)

një majë luge kripë

1 zarf xhelatinë pluhur

60 ml rum

250 ml pana (e freskët pastiçerie)

300 gr rrush i bardhë

amareta

Përgatitja

Në një tas përgatisni xhelatinën duke e lagur me rhum.

Vishni një formë për sufle me diametër 22 cm me letër pjekjeje duke e lënë të dalë 4-5 cm nga buzët e enës.

Rrihni të verdhat e vezës me sheqer derisa të trefishohet vëllimi, hidhni lëngun e limonit dhe kripën dhe futeni në tenxhere.

Ziejeni në zjarr të ulët për disa minuta pa e ndërprerë përzierjen derisa të trashet.

Hiqeni kremin nga zjarri, përziejeni me xhelatinën dhe kokrrat e rrushit që i keni ndarë përgjysmë dhe u keni hequr farat (lini disa kokrra rrushi mënjanë).

Futeni në frigorifer ndërsa rrihni të bardhat e vezëve në një tas dhe panën në një tjetër.

Në fund përziejini bashkë të gjithë përbërjet edhe atë që keni futur në frigorifer.

Futeni masën nëpër gota qelqi ose tasa të posaçëm për ëmbëlsira kremoze dhe vëreni në frigorifer për 3 orë.

Merrini kokrrat e rrushit që keni lënë mënjanë, pritini përgjysme dhe hiquani farat.

Bashkë me biskotat e thërrmuara zbukuroni kremin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2018 - 17:10

Trupi i njeriut mbledh sasi të mëdha toksinash çdo ditë.

Postuar: 13/10/2018 - 17:06

Keni vendosur të mbani regjim, por ndieheni gjithmonë të uritur?

Postuar: 13/10/2018 - 17:01

Kjo sallatë është praktike, e shpejtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme, kjo sallatë

Postuar: 11/10/2018 - 20:08

Recetë shumë e vjetër e Emilia Romanjës, e trashëguar brez pas brezi nga gjyshet, tipike për Pash

Postuar: 08/10/2018 - 15:51

Këtu ju do të gjeni një recet të thjeshtë që mund ta pëlqeni të gjithë.

Postuar: 08/10/2018 - 15:20

Një pjatë e shpejtë, me pak kalori dhe e lehtë.

Përbërsit:

Postuar: 08/10/2018 - 12:10

Për 12 krepa:

3 vezë

250 gr. miell

40 gr. gjalpë

500 ml. qumësht