Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pispilia me qepë të njoma, aroma e traditës në tavolinën tuaj

Postuar: 20/03/2019 - 09:36

Pispilia është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.

E përgatitur me kombinime të ndryshme mbushjesh, me djathë a me gjizë, me kos, qumësht e vezë, spinaq e hithra, apo kunguj e qepë domate, shija e tij në të gjitha variantet mbetet e papërshkrueshme.

Një recetë që mahnit çdo turist të huaj që provon kuzhinën tradicionale shqiptare e që sigurisht nuk mungon në tryezat shqiptare.

Ju sugjerojmë më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së pispilisë me qepë të njoma krejt lehtë në shtëpi.

Një gatim special që të kujton jo vetëm shijen e mirë dhe të nxit dëshirën për ta konsumuar sa më parë, por edhe të sjell ndërmend atmosferën në shtëpi kur ai gatuhet nga duart e nënës apo gjyshes.

Pispili me qepë të njoma është një alternativë fantastike për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.

Ajo shoqërohet me kos, dhallë e djathë, sallata të freskëta të stinës, turshi e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare.

Përgatitja e Lakrorit me Qepë të Njoma në Shtëpi

Përbërësit

1 kg qepë të njoma

1 filxhan çaji vaj ulliri

4 filxhanë çaji miell misri

1 kokërr vezë

2 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Kopër ose menexhik

Përgatitja

Qepët e njoma lahen mirë dhe grihen hollë. Kaurdisen në një enë të mbyllur, sa të zbuten.

Kur hiqen nga zjarri, AgroWeb ju sugjeron të shtoni edhe një fetë djathë të bardhë të thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet me pak lëng.

Në një tenxhere hidhet më tepër se gjysma e miellit të misrit.

Shtohet ujë i nxehtë, kripë, vaj uliri dhe përgatitet një brumë i derdhur.

Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj.

Mbi të hedhim masën e qepëve të njoma dhe mbulohen me një shtresë mielli misri (hidhet me anë të sitës apo me anë të dorës).

Spërkatet me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

Në fund spërkatet me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi ka shumë përfitime për shëndetin.

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 10/04/2019 - 13:44

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr

Postuar: 07/04/2019 - 21:46

E lehtë dhe shumë e shëndetshme.

Postuar: 05/04/2019 - 10:44

Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet.