BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Guzhinë

Provoni të gatuani recetën e vjetër tradicionale, pulë e mbushur me thërrime dhe hudhra

Provoni të gatuani recetën e vjetër tradicionale, pulë e

Thërrime, roshnica apo dromka. Pavarësisht emrit që ndryshon sipas krahinave të ndryshme, shija e kësaj recete tradicionale shqiptare është e papërshkrueshme.

Pula e mbushur me thërrime është përgatitur jetë e mot nga gratë e nënat shqiptare duke trashëguar këtë traditë brez pas brezi.

Kjo recetë fantastike, krahas shijes fantastike është ideale për t’u konsumuar për vaktin e drekës por edhe darkës.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur, sallata të ndryshme, të freskëta të stinës, perime të pjekura, ullinj, salcë kosi apo edhe turshi.

Përgatitja e pulës së mbushur me thërrime dhe hudhra

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

 1 pulë e freskët 1 kg

Kripë

Piper

Gjalpë i freskët (Për një gatim më të shëndetshëm, këshillohet edhe përdorimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër)

Lëngu i një kokrre limoni

4-5 thelpinj hudhra

Për Thërrimet

Në një tas hidhni dhjetë lugë miell dhe pak kripë.

Rrihni tre të verdha vezësh dhe shtojini tek mielli.

Përzieni miellin me vezët me duar duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve.

Bëjeni këtë proces derisa i gjithë mielli të shndërrohen në kokrriza të vogla.

Më pas, vendosini thërrimet në një tavë që të pushojnë për 20 minuta.

Përgatitja

Si fillim AgroËeb.org ju sugjeron nisjen e përgatitjes së thërrimeve (si më sipër).

Pasi të jenë gati hidhini në një tas, hidhuni pak vaj ulliri, hudhrat e shtypura, nëse preferoni mund të shtoni edhe një grusht me arra të thërrmuara. Përzieni të gjitha bashkë.

Ndërkohë, pastroni pulën me ujë të rrjedhshëm. Vendoseni të ziejë në një tenxhere me ujë me kripë e pak gjalpë të freskët.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë (por jo plotësisht, pasi do piqet edhe në furrë) dhe të jetë i butë largojeni nga tenxherja.

Pulën siç e keni të plotë vendoseni në një tavë ku më parë keni vendosur një letër pjekjeje.

Hidhni në tasin ku keni thërrimet dhe hudhrat një gotë nga lëngu i pulës dhe me të gjithë masën e përgatitur mbushni pulën.

Lyejeni pulën me pak gjalpë të freskët, hidhini sipër pak piper dhe pak nga lëngu që keni zierë më parë, mbulojeni të gjithë pulën me letër pjekjeje dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale për 30 minuta.

Më pas lëreni të ftohet pak dhe shërbejeni duke e spërkatur me pak lëng limoni.