Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pula e pjekur me hudhra dhe rozmarinë, receta për një shije perfekte

Postuar: 29/11/2018 - 13:04

Kjo është një recetë me shijë të mrekullueshme që padyshim mbush gjithë shtëpinë me aromën e saj fantastike si dhe dëshirën për t’u ulur menjëherë në tryezë e për ta shijuar.

Më poshtë ju sjellim recetën e thjeshtë të përgatitjes së pulës së pjekur me hudhra dhe rozmarinë.

Kjo recetë përgatitet shumë thjeshtë dhe lehtë, kërkon pak përbërës dhe pak kohë por do t’ju përfshijë tërësisht me shijen e saj.

Përgatitja e Pulës së Pjekur me Hudhra dhe Rozmarinë

Përbërësit

 1 kg pulë e freskët

8 thelpinj hudhre të ndarë në dy pjesë

2 lugë gjelle me rozmarinë ose disa degëza rozmarinë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim ju udhëzojmë të para ngrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Pulën e freskët pasi ta keni pastruar dhe ndarë në copa thajeni nga lëngjet përmes një pecete kuzhine.

Vendoseni në një tenxhere me vaj ulliri dhe gjalpë të freskët, kaurdisini copat e pulës nga të dyja anët, kriposeni dhe shtoni 2 gota ujë e gjysmë.

Lëreni të ziejë për 15 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Më pas, ju udhëzojmë që në një tavë ku keni shtruar më parë letër pjekjeje, vendosni copat e mishit të pulës, spërkatini më hudhrat e prera, rozmarinën dhe piperin e zi.

Provojeni nëse ka kripë sa duhet.

Hidhini përsipër lëngun e mbetur të pulës së zjerë dhe futeni të piqet në furrë derisa të mbetet me pak lëng dhe sipërfaqja e thelave të pulës të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Kjo recetë fantastike shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, salca të ndryshme si salcë kosi me arra dhe kastravecë, perime të pjekura, supa të ndryshme etj.

Pula e pjekur me hudhra dhe rozmarinë mund të shoqërohet plot shije edhe me turshi të ndryshme shtëpie.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 18:47

Mishi i grirë nuk është përbërësi i vetëm kryesor i qofteve ! Të paktën këtë mund të keni menduar përpara se të provoni qoftet me perime apo me jeshillëqe !!

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 10/04/2019 - 13:44

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr

Postuar: 07/04/2019 - 21:46

E lehtë dhe shumë e shëndetshme.