Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pulë me salcë domate shoqëruar me spageti

Postuar: 21/07/2018 - 18:20

4 racione pule

kripë, piper, 1-2 lgj miell

1 qepë mesatare

1-2 thelpinj hudhër

1 karrotë, 3-4 domate

4 lgj vaj ulliri

1 gjethe dafine

1 degë rozmarinë

½ gotë verë të bardhë

1 pako makarona

150 gr djathë të verdhë

Fillimisht pudrosim pulën me kripë, piper të zi dhe pak miell. Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim nga të gjitha anët racionet e pulës.

Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën të grirë imët si dhe karrotat të prera në feta të holla.

I kaurdisim për 2-3 minuta në temperaturë të lartë dhe më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë.

Sapo alkooli të avullojë shtojmë domatet të prera në kubikë dhe 1 gotë ujë.

Ulim temperaturën dhe e lemë gatimin të ziejë për 30 minuta në temperaturë të ulët.

E rregullojmë në fund me pak sheqer, kripë, piper, rozmarinë dhe një gjethe dafine.

Ndërkohë kemi vendosur makaronat të ziejnë aldente dhe i servirim pudrosur me djathë kaçkavall shoqëruar me pulën me salcë domate.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi ka shumë përfitime për shëndetin.

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 10/04/2019 - 13:44

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr

Postuar: 07/04/2019 - 21:46

E lehtë dhe shumë e shëndetshme.

Postuar: 05/04/2019 - 10:44

Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet.