Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qofte me patate dhe qepë, receta më e shijshme që keni provuar ndonjëherë

Postuar: 17/03/2019 - 20:34

Kjo recetë do t’ju ofrojë shijen më të përkryer dhe të lehtë që keni provuar.

Të përgatitura në mënyrë perfekte duke ruajtur një butësi marramendëse në brendësi.

Kombinimi mes patateve dhe shijes pak djegëse e qepës krijon një pjatë perfekte që mund të shoqërojë shumë nga recetat e traditës.

AgroWeb.org ju tregon hapat e thjeshtë që duhet të dini për t’i përgatitur krejt lehtë dhe pa mundim.

Përbërësit për katër persona

300 g patate

1 qepë mesatare

40 g gjalpë

100 miell

1 e verdhë veze

Kripë

Piper

Sipas dëshirës mund të shtoni erëza si majdanozi apo nenexhik

Vaj për skuqje

Përgatitja

Si fillim lani me ujë të bollshëm patatet dhe nisni t’i qëroni.

Mbushni një tas me ujë me pak kripë dhe fusni patatet rreth 20 minuta.

Ndërkohë qëroni qepën dhe priteni në copa sa më të vogla. Nëse do ta grini me rende AgroWeb ju këshillon që ta shtrydhni për t’i larguar ujin e tepërt që qepa lëshon.

Vendosni një tigan në zjarr ku keni hedhur gjalpin dhe skuqni qepën derisa volumi i saj të bjerë.

Zbutja e qepës do të kërkojë rreth 5-10 minuta, por mos harroni ta përzieni herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet.

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe vendosni patatet për të zierë. Kontrollojini duke i shpuar me pirun nëse janë zbutur plotësisht.

Hiqini nga uji që vlon dhe shpëlajini me ujë të ftohë, kështu zierja e tyre do të ndalojë.

Shtypini patatet një e nga një duke krijuar një pastë të njëtrajtshme.

Masën e patateve hidheni në një tas dhe aty shtoni dhe qepën, të verdhën e vezës, gjalpin dhe miellin.

Me një lugë druri filloni të përzieni masën derisa të formoni një brumë të plotë.

Futeni tasin në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Më pas vini një tigan me vaj për skuqje në zjarr që të ngrohet.

Merrni me lugë pak nga masa me patate dhe me duar të spërkatura me miell jepini formë rrumbullake.

Vendosini për tu skuqur duke treguar kujdes që të marrin një ngjyrë të artë nga të dyja anët.

Në një pjatë vendosni disa letra kuzhine dhe lërini aty para se t’i shërbeni që të përthithet yndyra e tepërt.

Për një përgatitje më të shëndetshme mund t’i piqni edhe në furrë për 15-20 minuta me 180 gradë.

Këto qofte janë perfekte për të shoqëruar mishin për një drekë të plotë, por edhe për një darkë të lehtë me sallate perimesh të freskëta.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe djathë të bardhë apo kaçkavall sipas dëshirës për një shije akoma dhe më të fortë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/05/2019 - 10:47

1 kg spinaq

400 gr petë të gatshme

11 vezë

250 gr djathë

100 gr parmezan

1 kokë qepë

 miell

majdanoz

50 gr margarinë

Postuar: 09/05/2019 - 09:04

Kjo bukë është pjesë e kuzhinës izraelite dhe përgatitet vetëm me miell dhe ujë.

Postuar: 22/04/2019 - 18:47

Mishi i grirë nuk është përbërësi i vetëm kryesor i qofteve !

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr