Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qumështor me miell misri, receta me shije speciale

Postuar: 30/03/2019 - 10:04

Një ëmbëlsirë tradicionale e cila ka një mbushje kremoze mes dy petave të holla krokante dhe e zhytur në shurup të plotë.

Mund ta keni provuar e përgatitur me shumë herë, por a ju ka shkuar mendja që mund të bëhet dhe me miell misri?

Mielli i misrit i jep mbushjes një shije akoma dhe më delikate e të lehtë.

Gjithashtu sekreti tjetër i kësaj ëmbëlsire qëndron tek shurupi i saj. Përveç sheqerit dhe lëkurës së limonit për aromë, përdoret dhe kanella.

Ju sugjerojmë ta provoni menjëherë, dhe të mahniteni me shijen e qumështorit me miell misri.

Përbërësit për 6-8 persona

350 ml qumësht

150 ml ajkë qumështi ( e gjeni në markete)

40 g miell misri

80 g sheqer

3 të verdha vezësh

1 vezë e plotë

100 g gjalpë (për lyerjen e petëve)

180 g petë të gatshme ose 4 peta

Përbërësit për shurupin

250 g sheqer

150 ml ujë

Lëkurën e një limoni gjysmë luge me kanellë ose një shkop të pa bluar

Përgatitja e mbushjes

Kjo recetë nis me përgatitjen e kremit për mbushjen e qumështorit.

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni qumështin dhe ajkën e qumështit.

Më pas hidhni aty një lugë nga sheqeri, kjo metodë do të parandalojë ngjitjen e qumështit në fundin e tenxheres.

Lëreni qumështin të zjejë, duke treguar kujdes dhe ta përzjeni herë pas here.

Në një tas bashkoni sheqerin dhe miellin e misrit. AgroWeb.org ju këshillon që t’i përzjeni kështu pasi kremi do të jetë më i qëndrueshëm.

Pasi t’i keni rrahur vezët hidhini tek tasi me sheqerin dhe miellin e misrit.

Me ndihmën e telit të kuzhinës përzjejini derisa të përfitoni një masë homogjene.

Është e rëndësishme që kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë plotësisht, dhe që ngjyra ë fortë e vezëve të jetë një e verdhë e lehtë.

Me një lugë merrni pak nga qumështi i ngrohtë në mënyrë që të rregulloni temperaturën e masës dhe që vezët të mos priten.

Më pas shtojeni masën me sheqerin, miellin dhe vezët tek tenxherja e qumështit gjithmonë duke e përzjerë me telin e kuzhinës.

Uleni zjarrin dhe vazhdoni të përzjeni derisa masa të fillojë të trashët dhe të kthehet në një krem të plotë e pa kokrriza.

Pasi të jetë gati kremi, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Përgatitja e qumështorit

Ndërkohë në një tigan shkrini gjalpin që do të duhet për petët.

Merrni një tavë dhe lyejeni me pak nga gjalpi i shkrirë.

Më pas shtroni një petë, ju sugjerojmë që ta vendosni gjysmën brenda dhe gjysmën jashtë tavës, pasi në fund, me pjesën e petëvë që keni lënë jashtë do mbuloni qumështorin.

Një nga petat e gatshme lëreni puer në fund.

Pas çdo pete të vendosur mos harroni ta spërkasni me gjalpin e shkrirë.

Këtë proces do ta vazhdoni derisa të mbaroni me petët e nevojitura në recetë.

Kremin e përgatitur më parë hidheni në tavë, dhe mundohuni ta përhapni në mënyrë të barabartë.

Më pas vendosni petën që keni lënë mënjanë duke mbuluar sipërfaqen e qumështorit dhe gjysmat e petëve të cilat i keni lënë jashtë, filloni dhe palosini brenda tavës duke i kthyer anash.

Çdo petë të palosur spërkateni me gjalpë të shkrirë.

Kjo metodë nuk lejon që mbushja me krem të derdhet kur ta piqni por dhe kur ta prisni për ta servirur.

Në fund lyejeni sipërfaqen e petëve me gjalpin e mbetur dhe vendoseni në furrë të parangrohur me 160 gradë Celsius.

Përgatitja e shurupit

Kjo ëmbëlsirë kërkon rreth një orë për t’u pjekur plotësisht, por ndërkohë përgatisni shurupin.

Në një tenxhere bashkoni sheqerin dhe ujin dhe vendosini në zjarr derisa sheqeri të ketë shkrirë plotësisht.

Rezultati më i mirë për shurupin, është që të mos e përzieni me lugë apo tel kuzhine, por duke tundur lehtë tenxheren sipas akrepave të orës.

Pasi të ketë shkrirë sheqeri shtoni lëkurën e limonit dhe kanellën dhe lëreni që të zjejë.

AgroWeb ju këshillon që ta tundni tenxheren me metodën e më sipërme, kështu shurupi nuk do të ngjitet.

Lëreni të ziejë përreth 10 minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.

Pasi qumështori të jetë gati nxirreni nga furra dhe me ngadalë shtoni shurupin e vakët.

Lëreni ëmbëlsirën përreth një orë në mënyrë që të përthithi shurupin.

Më pas mund ta prisni dhe ta servirni për të afërmit dhe familjarët tuaj. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 22:35

Sikurse disa çajra të tjerë bimorë, që kanë veti të mira për shëndetin e njeriut, edhe çaji i zi ka shumë përfitime për shëndetin.

Postuar: 19/04/2019 - 14:57

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim

Postuar: 16/04/2019 - 12:44

Qoftet janë gjithnjë një ushqim shumë i preferuar.

Postuar: 10/04/2019 - 13:44

Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë.

Postuar: 09/04/2019 - 09:27

Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetëra mënyr

Postuar: 07/04/2019 - 21:46

E lehtë dhe shumë e shëndetshme.

Postuar: 05/04/2019 - 10:44

Kjo është një pjatë fantastike me bazë vezët dhe perimet.